E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Mourinjo, arma jonë sekrete

Numri një i klubit nga Milano i premtoi tifozëve se ekipi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm si deri tani dhe shpreson që të njëjtën gjë të bëjnë edhe në Ligën e Kampionëve. “Kam respekt për lojtarët dhe për trajnerin, të cilët kanë treguar qëndrueshmëri falë karakterit dhe profesionalizmit të tyre”, theksoi Morati.Ai lëshoi fjalët më të mira për trajnrin portugez: “Është një profesionist i vërtetë. Arsyeja pse më pëlqen është përkushtimi i vazhdueshëm. Ai vërtet punon shumë dhe ajo që Mourinjo bën është vërtet me rëndësi për të fituar qëndrueshmëri. Ky është sekreti ynë".                                                                                                

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›