Messi dhe Aguero, numër 1

Sergio Aguero dhe Lionel Messi janë dy futbollistët më të mirë në botë. Kështu mendon presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili ka lavdëruar dy superyjet argjentinase si futbollistët numër një në botë.
“Për mua, Aguero është njëri prej dy futbollistëve më të mirë në Evropë dhe në botë. Tjetri është Messi. Të gjithë futbollistët e tjerë vijnë pas tyre, këta të dy i takojnë një shkalle tjetër”, tha Cerezo gjatë një interviste me të përditshmen sportive spanjolle AS.