Superaksion kunder vjedhjeve ndalohen mbi dyzete te dyshuar
Grupi me i fuqishem per vjedhje i hetuar ndonjehere nga policia eshte goditur gjate nje operacioni te realizuar gjate ketyre diteve ne dy qarqe. Mbi 70 persona jane shoqeruar nderkohe qe deri ne oret e vona te nates 40 prej tyre jane proceduar penalisht me urdhra-ndalimi ose ne gjendje te lire si autore te vjedhjeve te ndryshme. Policia duke shenuar nje nder operacionet me te fuqishme ne fushen e vjedhjeve ka nisur punen per dokumentimin e te gjitha rasteve te vjedhjeve te kryera prej tyre. Vjedhjet kane qene nje nder problemet kyce qe lidhte policine me komunitetin duke u cilesuar edhe si krimi i vogel. Per kete arsye meqe sivjet eshte shenuar edhe nje numer me i larte vjedhjesh policia ka ndermarre nje hetim te thelle per goditjen e ketij fenomeni ne themel. Per disa muaj ka kryer hetime per te zbuluar nje grup i cili ne bashkepunim kishte ndare zonat e influences pavaresisht se thuajse te gjithe njiheshin mes tyre.
Fillimisht policia ka hetuar mbi disa persona qe ishin kontingjente kriminale ne fushen e vjedhjeve te ndryshme dhe me pas mbi lidhjet e tyre me bashkepunetore. Duke hetuar grupi i njohjeve te hajduteve eshte zgjeruar aq shume sa eshte shtrire si ne Tirane Durres dhe Kavaje. Ne keto kushte dy dite me pare eshte vendosur te kryhet nje operacion duke u mbeshtetur ne fakte te ndryshme se personat e identifikuar nga policia ishin te implikuar ne shume vjedhje. Operacioni ka vazhduar deri ne oret e vona te nates ku shume persona jane ndaluar si ne Tirane dhe ne Durres. Nga te dhenat konfidenciale te policise mesohet se deri ne oret e vona te se djeshmes jane shoqeruar mbi 70 persona te dyshuar per vepren penale te vjedhjes. Nga keta mesohet se 40 prej tyre jane proceduar penalisht ku nje pjese jane arrestuar ndersa te tjere ndiqen penalisht ne gjendje te lire. Operacioni i kryer ne bashkepunim nga dy drejtori policie por qe nuk perjashtohen edhe raste te tjera ka vijuar edhe me shume kontrolle banesash si dhe sekuestrime te materialeve te ndryshme.
Policia tha se gjate dites se djeshme ka vijuar me marrjen ne pyetje te te shoqeruarve ku pjesa me e madhe jane derguar ne ambientet e Komisariatit Nr. 1 por qe nuk jane lene jashte loje edhe komisariatet e tjera. Te dyshuarit kane leshuar deklaratat e tyre ku disa kane pranuar krimet e kryera duke shpjeguar edhe ndarjen e roleve dhe zonat e influences. Pavaresisht se ata nuk kane funksionuar si nje grup i organizuar kriminal policia shpjegoi se dyshohen se kane bashkepunuar ne shume raste.
Nga hetimet mesohet se ata dyshohen se kane kryer mbi 150 vjedhje per te cilat po punohet qe te dokumentohen plotesisht. Sot pritet qe policia te dale edhe ne nje deklarate per shtyp ku do te shpjegoje se cfare vjedhjesh jane kryer nga ky grup dhe sa prej tyre jane arrestuar. Ata mendohet se nuk kane kursyer per te vjedhur qe nga kompanite dhe firmat banesat lokalet dhe dyqanet e tregtise automjetet por edhe vjedhje te tjera ne rastet kur hajdutet cilesohen si xhepiste.
Pavaresisht arrestimeve te kryera policia nuk ka bere te ditur emrat e te dyshuarve por nga burimet e besueshme mesohet se nuk perjashtohet edhe mundesia qe ata kane bashkepunuar me persona ne funksione te ndryshme per realizimin e aktivitetit te tyre kriminal. Gjate ketij viti ne te gjithe vendin jane regjistruar mbi 2500 vjedhje duke e rritur ndjeshem numrin krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare ku ishin regjistruar me pak se 2 mije te tilla.