Kreu i grupit te PPE Opinioni i Komisionit me gabime
Kreu i Partive Popullore Europiane Joseph Dol u shpreh dje ne mbrojtje te Kryeministrit Berisha per sa u perket disa gabimeve qe jane verejtur ne raportin e Komisionit Europian per Shqiperine te dorezuar pak dite me pare nga drejtori i KE-se per Ballkanin Pierre Mirel. Keshtu Dol ne nje konference te perbashket dje ne Bruksel theksoi se ai e njihte nga afer realitetin ne Shqiperi dhe se kishte pare aty nje angazhim shume te madh te mazhorances per reforma dhe per tu afruar prane Europes. Une e kuptoj natyrisht se ndonjehere eshte e veshtire per ta jetuar dhe zbatuar demokracine. Ky eshte funksioni i saj dhe une edhe njehere u bej thirrje te gjitha forcave politike qe te shfaqin fryme pergjegjesie dhe lidhur me kete dua te them se duke lexuar raportin e KE-se ajo qe shkruhet ne te tregon se Komisioni Europian nuk ka udhetuar shpesh dhe nuk ka diskutuar shpesh me forcat politike ne Shqiperi doli ne konkluzion Dol. Sipas tij KE duhet te kuptonte edhe faktin se opozita po e bojkotonte ne menyre te vazhdueshme Kuvendin.