Trafikonin vepra arti, 5 në pranga në Elbasan
Operacionin policor i koduar “Dera e Mbyllur”, coi ne arrestimin në flagrancë për trafikim te veprave të artit e kulturës pesë shtetas nga Elbasani. Ilir Kera, Reshit Hyseni, Nebi Guracaku, Gramos Poshja, Armand Meta, u arrestuan pas një hetimi te Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.
“Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i sendeve me vlera kulturore, pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare, përkatësisht një këmbanë kishe me peshë 50 kg e gdhendur në material bronzi për të cilën mendohet se i përket vitit 1700; tre piktura të gdhendura në material bakër me përmasa të ndryshme, që mendohet se mund të jenë të viteve 1700-1800; një ikone kishe si dhe sende dhe objekte antike të ndryshme të gdhendura në material sermi, të cilat janë vepra arti e kulture në formë monedhe, që i përkasin pasurisë kombëtare. Këta shtetas, sendet e mësipërme po përpiqeshin t’i trafikonin për shitje në shtetin e Maqedonisë, kundrejt shumës 20.000 euro, prova këto të siguruara në rrugë ligjore” tha Klejda Plangarica, zëdhënëse e policisë së shtetit.
Policia ne cilesine e porves sekuestroi 128.000 lekë dhe 300 euro, dy armë gjahu teke që mbaheshin prej tyre pa leje, dy automjete të tipit Benz Mercedes. Goditja e grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e veprave të artit dhe të kulturës pjesë e trashëgimisë tonë kulturore është në vijim dhe të Planit Kombëtar të Veprimit “Për parandalimin dhe luftën kundër veprave të artit dhe të kulturës”.
Denada Shkodrani < I mëparshmi