E Diel, 1 Nëntor 2026

Superiorja Dinamo bie ne Ballsh Shkumbini shtang Vllaznine

Ballsh Bylisi mundi Dinamon 3-1. Shkoder Vllaznia barazoi pa gola me Shkumbinin

Me ne fund arbitrat u bene burra. Ashtu sic u kishte kerkuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit ne fillim te ketij viti xhaketat e zeza kane filluar qe te nxjerrin me shpesh kartonin e kuq. Pikerisht dje edhe pse u zhvilluan vetem dy takime jane pare plot kater kartone te kuq. Tre te tille jane pare ne Ballsh ku Dinamo me 9 lojtare u mund nga Bylisi qe mbeti me 10 dhe nje tjeter eshte nxjerre ne Shkoder Vllaznia vendase nuk mundi te mposhtte Shkumbinin me dhjete vete.

Shkumbini pengon Vllaznine

Ne Loro Borici te Shkodres Vllaznia vendase nuk arriti qe te perfitonte nga epersia numerike per te mposhtur Shkumbinin. Ekipi peqinas luajti me nje lojtar me pak qe nga minuta e 18-te pasi Bekim Kuli per nje gjest antisportiv grusht ndaj Gocajt u nxor jashte fushe nga gjyqtari Bardhyl Pashaj. Ne momentin e pare u duk se kjo do tia lehtesonte disi punen skuadres vendese per te marre 3 pike te cmuara dhe per te ruajtur hapin e skuadrave pretendente te kreut por ndodhi e kunderta. Ne kete takim loja e skuadres se Joses qe vinte pas nje serie te gjate takimesh pa pesuar humbje plot 12 la shume per te deshiruar. Vllaznia ishte shume konfuze e paqarte taktikisht dhe me mjaft gabime ne pasime. Per asnje moment kuqeblute nuk dolen ne lojen e tyre. Nderkohe qe kjo semundje u vu re edhe tek sulmuesit qe e pane shume rralle veten perpara portes kundershtare. Me kete loje portieri i Shkumbinit i cili duhet nenvizuar ka pasur perpara nje prapavije teper te kujdesshme ka qene nje turist ne Shkoder. Minutat kane kaluar njera pas tjetres dhe fundi i lojes vetem sa e ka shtuar ngarkesen psikologjike te kuqebluve qe po kuptonin shkarjen ne kete sfide mosarritjen e fitores dhe te 3 pikeve teper te cmuara. Bardhesia e shifrave te fillimit te lojes ka mbetur e pandryshuar deri ne fund keshtu qe Vllaznia dhe Shkumbini kane ndare nga nje pike mes tyre. Vllaznia keshtu ruan vendin e trete ne klasifikim me 35. Nderkohe Shkumbini nga ana e vet ka arritur ne kuoten e 22 pikeve aq sa ka edhe Teuta por me golaverazh me te mire peqinasit parakalojne ne vendin e 7 durrsaket.

Bylisi turperon kampionet

Me dy gola te Uashingtonit nga nje per cdo pjese loje 3 dhe 56 dhe nje i trete i realizuar nga Xhafa Bylisi fitoi 3-1 me Dinamon duke marre tri pike te cmuara ndaj kampiones ne fuqi ne nje takim ku u dhane tre kartone te kuq dy per Dinamon Amburet dhe Orelesi dhe nje per ballshiotet. Fjodor Xhafa 83 realizoi golin e trete per Bylisin nderkohe qe golin e nderit per Dinamon e shenoi mesfushori i kombetares Emiliano Vila 86. Nje ndeshje shume e tensionuar dhe me shume protesta por qe ne fund pati nje fitues Bylisin me fitoren e 5-te sezonale dhe humbese Dinamon me humbjen e 7-te sezonale e qe i mban blute ne nje diference prej 15 pikesh ne raport me Flamurtarin e vendit te pare.

Me kete humbje vetem matematika e pikeve nuk i ka hequr mundesine per te mbrojtur titullin Dinamos. Keshtu blute pesuan humbjen e dyte rresht pas asaj te pesuar me Tiranen ne javen paraardhese.

Rezultatet

Te premten

Laci-Flamurtari 0-1

D. Xhafaj 61

Te shtunen

Vllaznia-Shkumbini 0-0

Bylis-Dinamo 3-1

Sot

Kastrioti-Skenderbeu luhet ne Kruje pa spektatore

Tirana-Besa

Elbasani-Teuta

Renditja Nd. Pike

1. Flamurtari 19 43

2. Skenderbeu 18 35

3. Vllaznia 19 35

4. Tirana 18 30

5. Dinamo 19 28

6. Laci 19 27

7. Shkumbini 19 22

8. Teuta 18 22

9. Kastrioti 18 20

10. Besa 18 18

11. Bylis 19 18

12. Elbasani 18 9

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›