E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka Kam humbur besimin ne vetvete

Riki Kaka per shkak te demtimit nuk ka luajtur per 6 muaj. Kaka dy vjet me pare u ble nga Reali per plot 68 milione euro

Edhe pse kete jave mbushi plot dhjete vjet ne futbollin profesionist Rikardo Kaka nuk ka shume arsye per te festuar. Pas eksperiences negative qe pati ne Boteror dhe pas atij operacioni qe beri ne gju qe e la gjashte muaj jashte fushave fantazisti i Realit dha dje nje interviste me zemer te hapur per Esporte Espectacular.

Besimi

Mendoj se besimi eshte gjeja me e rendesishme per nje futbollist. Eumlshte shume e veshtire te luash ne momentin qe nuk je i sigurt ne aftesite e tuaja. Me duhet te them se ai qe luan pa besim nuk ka kurajo nuk ka as motivimin e duhur. Tani ju rrefej se dua qe te nderroj menyren time te menduarit. Dua qe nga ky moment te mos jem me nje pesimist dua qe te mos kem me frike. Une duhet qe te kem besim ne Zot pasi ai me ka sjelle deri ne kete pike qe kam arritur. Une duhet qe te besoj se karriera ime e mrekullueshme do te vazhdoje. Mendoj se me pak vullnet do tia arrij qe gjithcka te mos perfundoje me kaq. Pas ketyre fjaleve duket qarte se Kaka ndodhet ne nje nga periudhat me te erreta te karrieres se tij. Me shume sesa problemet fizike eshte pikerisht lodhja mendore ajo e qe po pengon fantazistin brazilian qe te kthehet ne formen e vet me te mire. Tani po kthehem pas nje demtimi shume te rende. Mendoj se ne rastin tim nuk mund te flasim vetem per nje demtim fizik. Une ju tregoj se ketu ka edhe dicka psikologjike. Tani ne keto momente pyes veten nese do te shkoje gjithcka mire. Pyes veten nese do te jem ne gjendje te bej ato gjera qe kam bere me pare.

Per Murinjon

Kaka duke qene se eshte lojtari i trete me i shtrenjte ne bote ka per detyre qe sa me shpejt te rikthehet ne nivelet e tij me te mira. Qe pas rikuperimit nga ai demtim ne gju ai ka shenuar nje gol ndaj Vilarealit. Por me sa duket ende nuk ka bere per vete tifozet e Realit si dhe mbi te gjitha nuk ka arritur qe ti marre nje buzeqeshje teknikut te tij Hoze Murinjos. Pikerisht per kete te fundit numri dhjete i Brazilit tregoi Trajneri ka shume besim tek lojtaret qe i zgjidhin vete problemet e tyre. Dhe une duke qene se ende nuk kam zgjidhur problemin tim atehere ju them se ende nuk kam mberritur qe te fitoj besimin e tij. Une akoma nuk kam permbushur detyrat qe me ka dhene Murinjo. Shkaku eshte se nuk kam kaluar nje periudhe te mire dhe jo se trajneri nuk me ka dhene mundesine. Murinjo me ka derguar ne fushe me ka dhene mundesine qe te luaj por ja qe une per fat te keq nuk kam mundur qe te bej ate cka ai dhe une kerkojme.

Kristiano Rolando kerkon Championsin si dhurate per ditelindje

Kristiano Ronaldo festoi dje 26-vjetorin e tij te lindjes me deshiren per te marre si dhurate nje medalje fituesi ne Champions League. Ne nje interviste te dhene per te perditshmen spanjolle sportive AS mesfushori portugez theksoi se deshira me e madhe per vitin e re te jetes se tij eshte te udheheqe Realin drejt titullit te dhjete ne Evrope. Titulli i dhjete eshte dhurata me e mire qe mund te me behet - deklaroi Ronaldo. I gjithe ekipi dhe stafit teknik punon shume per te siguruar titujt ne kete sezon. Pavaresisht se madrilenet ndodhen shtate pike pas Barcelones ne kampionat portugezi ka vetem fjale te mira per trajnerin e tij Murinjo. Eumlshte njeriu i pershtatshem per te nxjerre kampion kete ekip. Te gjithe kemi besim se ai do te arrije gjera te medha ne kete ekip. Me pelqen shume te punoj me nje njeri aq ambicioz si Murinjo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›