E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga Dede merr fitoren e pare

Kanë përfunduar katër ndeshjet e ditës së shtunë të Superligës, ku ranë në sy fitoret e thella të Bylisit dhe Flamurtarit.

Vlonjatët fituan lehtësisht me rezultatin e pastër 3-0 në fushën e vështirë të Peqinit ndaj Shkumbinit vendas. Golat për vlonjatët u shënuan nga Muzaka në minutën e 11 dhe të 58 ndërsa ai që vulosi gjithcka ishte Memelli në minutën e 64.

Po 3-0 fitoi edhe Bylisi ndaj Kukësit në Ballsh. Vendasit fituan falë dopietës së Izuchëuaka-s dhe një goli të Xhafajt.

Në orën 17: 00 u luajtën dy takime e tjera, përkatësisht Tirana-Luftëtari dhe Teuta-Besa. Në Tiranë, bardheblutë fituan 2-1 ndaj gjirokastritëve, ndërsa durrsakët u mjaftoi 1 gol për të siguruar 3-pikëshin.

Të dielën luhet dy ndeshjet e fundit të javës së 17 të Superligës, ku Tomorri pret Kastriotin në Berat, ndërsa Vllaznia do udhëtojë drejt Fierit për t’u përballur me Apolloninë vendase.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›