Superliga Dinamo fiton 1-2 me Kastriotin

Dinamo ka mundur ne trasnferte 1-2 Kastriotin ne ndeshjen e fundit te javes se nente te Superliges duke u rikthyer e vetme ne krye te renditjes me tre pike me shume se ndjekesit me te aferte Skenderbeu dhe Flamurtari. Kampionet ne fuqi kane shenuar nga nje gol per cdo pjese nderkohe qe skuadra krutane e cila luajti te gjithe pjesen e dyte vetem sa ngushtoi shifrat duke dale pa pike nga kjo sfide.
Ndeshja do te luhej me ritem te larte qe ne minutat e para ndersa rezultati do te ndryshonte shume shpejt me avantazhin e Dinamos. Ne minuten e 12-te Vila do tI shpetonte mbulimit brenda zones dhe me nje gjuatje te sakte do ta ndalte topin ne rrjete. Reagimi i vendasve do te ishte I dobet nderkohe qe blute e kryeqytetit do te ishin me te rrezikshem. Nuk do te mungonin dhe momentet e tensionit ne fushen e lojes ndersa ndeshja do te nderpritej per disa minuta. Me rifillimin e takimit Dinamo do te ishte me e qarte ne lojen e saj nderkohe qe ne fundin e pjeses se pare Kalari do te ndeshkohej me kartonin e dyte te verdhe duke lene skuadren e tij me dhjete lojtare.
Ne epersi numerike Dinamo do te dyfishonte rezultatin ne minuten e 52-te me Allmucen duke dhene pershtypjen e nje ndeshjeje te mbyllur. Por Kastrioti do te kthehej ne loje ne minuten e 70-te kur Babic do te ngushtonte shifrat me nje gjuatje te sakte me koke brenda zones. Vetem kaq pasi ne fund vendasit do te dorezoheshin perballe suksesit te Dinamos e cila eshte rikthyer e vetme ne kryesimin e renditjes me 22 pike.
Nertan Prifti Azhornuar se fundi e hene 01 nentor 2010