Dinamo fiton me Kastriotin dhe merr kreun

Me trajnerin argjentinas Luis Manuel Blanko ne tribune dhe ndihmesin e tij Artan Mergjyshi ne bankine Dinamo tregoi profilin e kampiones ne fuqi ne fitoren 2-1 ne Kruje ndaj nje Kastrioti qe e luajti pjesen e dyte me dhjete lojtare. Ndeshja u nderpre per disa minuta pas revoltes se tifozeve krutane pas se cilave gjyqtari anesor Rigider Cokaj u godit me nje shishe ne koke.
Nje ndeshje e hapur dhe forte me sulme dhe kundersulme te shpeshta por edhe me teprime ne nderhyrjet e lojtareve ndaj njeri-tjetrit.
Emiljano Vila pas sherbimit perfekt te sulmuesit argjentinas Nestor Martinena tregoi klasin e tij ne minuten e 13-te duke shenuar golin e pare te Dinamos me nje diagonale perfekte Goli i katert sezonal per mesfushorin sulmues durrsak.
Dhjete minuta me pas krutanet pretendojne per nje penallti por gjyqtari Laver Alla vazhdoi ndeshjen. Ne minuten e 24-t kapiteni i Dinamos Arjan Pisha nderhyri fort ndaj mesfushorit kosovar Liridon Leci dinamovit ndeshkohet me karton te verdhe por tribunat e stadiumit te Krujes ziejne.
Anesori Rigider Cokaj goditet shishe ne koke nga tifozet vendas duke sjelle me pas edhe nderprerjen e ndeshjes per kater minuta.
Ne minuten e 31-te Kastrioti pretendoi per nje tjeter penallti por Alla nuk e konsideroi te tille.
Pas kesaj nisen dhe nderhyrjet e Renato Kalarit se Kastriotit ndaj Igli Allmuces se Dinamos ku lojtari i krutaneve u ndeshkua me dy kartone te verdhe 34 e 45-2 e rrjedhimisht te kuq duke e lene ekipin e tij me dhjete lojtare. Per shkak te nderprerjeve gjate lojes pjesa e pare u zhvillua ne harkun e 51 minutave.
Ishte mesfushori Igli Allmuca tiranasi qe ka luajtur per te tria skuadrat e kryeqytetit Partizani-Tirana e Dinamo ai qe konvertoi ne gol nje tjeter pasim te arte te Martinenes duke realizuar golin e dyte te Dinamos ne minuten e e 54-t.
Allmuca u be lojtari i peste i Dinamos qe shenon ne keto nente ndeshje te para pas Elis Bakajt 5 gola Nestor Martinenes 5 gola Emiljano Viles 4 gola dhe argjentinasit Lukas Malarkane 1 gol.
Me avantazhin e dy golave loja e Dinamos ishte me e qete por nga ana tjeter blute paten mundesi per te thelluar rezultatin.
Kastrioti gjeti golin pas nje goditje te lire kur ekzekutimit te Elton Mucollarit kroati Ivan Babic iu kunderpergjigj me nje gol te jashtezakonshem me koke ne minuten e 73-te per te fiksuar shifrat 2-1 goli i trete i kroatit.
Pavaresisht edhe perpjekjeve te portierit te Kastriotit Argent Halilaj i cili ne minuten e katert shtese te ndeshjes e la porten per te ndihmuar ekipin e tij rezultati nuk ndryshoi.
Dinamo qe arriti fitoren e shtate ne nente jave rimori kreun tashme e vetme ne krye me 22 pike duke lene pas dy rivalet Skenderbeu dhe Flamurtari me tri pike me pak nga 19.
Te shtunen Flamurtari fitoi 3-1 me Vllaznine ne Loro Borici ne debutimin e trajnerit golat nga Sakaj penallti Licaj e Daniel Xhafaj per vlonjatet dhe Jovanovic penallti per shkodranet.
Skenderbeu fitoi ne Lac 1-0 fale nje gol te vonshem te Vishajt e qe me pas provokoi shume incidente nga tifozet kurbinas. Bylisi shkaterroi 3-1 Besen ne Adush Muca Madjo Dimo dhe Fjodor Xhafa per ballshiote Cikalleshi penallti per kavajasit.
Te dielen Shkumbini fitoi 2-1 me Elbasanin e vendit te fundit ne Ruzhdi Bizhuta Endri Dalipi penallti per elbasanllinjte Veliaj dhe Gerbovic per peqinasit. Tirana triumfoi 2-0 ndaj Teutes dy gola te sulmuesit kroat Pero Pejic.
Java e 10-te ofron kete kalendar Shkumbini-Tirana Teuta-Bylis Besa-Kastrioti Dinamo-Laci Flamurtari-Skenderbeu dhe Vllaznia-Elbasani.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA IX
Te shtunen 30.10.2010
Bylis-Besa 3-1
Laci-Skenderbeu 0-1
Vllaznia-Flamurtari 1-3
Te dielen 31.10.2010
Elbasani-Shkumbini 1-2
Tirana-Teuta 2-0
Te henen 01.11.2010
Kastrioti-Dinamo 1-2
RENDITJA
Dinamo 22
Skenderbeu 19
Flamurtari 19
Shkumbini 13
Tirana 12
Teuta 12
Vllaznia 11
Laci 10
Bylis 7
Besa 7
Kastrioti 7
Elbasani 6
Elbasani eshte penalizuar me - 3 pike nga FIFA
Golashenuesit
5 gola Bakaj Dinamo Martinena Dinamo Pejic Tirana D. Xhafaj Flamurtari Dimo Bylis
4 gola Kuli Shkumbini 1p Selimi Laci 2p Cota Teuta Soza Skenderbeu Cikalleshi Besa 1p Vila Dinamo
3 gola Sinani Vllaznia Jolic Skenderbeu Berkic Skenderbeu Sadiku Elbasani Mihani Besa 1p
Babic Kastrioti
2 gola Shkembi Skenderbeu 1p Mile Laci Gerbovic Shkumbini Grizha Shkumbini Veliaj Shkumbini Ahmataj Flamurtari Lila Tirana 1p Jovanovic Vllaznia 1p E.Dalipi Elbasani 1p
1 gol Popovic Bylis Gega Bylis Egbo p Bylis Guy Madjo Bylis Gava Elbasani Dalipi Elbasani Lloga Elbasani Malarkane Dinamo Allmuca Dinamo Sakaj Flamurtari 1p Licaj Flamurtari Djarmati Kastrioti Jushi Kastrioti Tepshi Kastrioti Mucollari Kastrioti Alikaj Kastrioti Cavric Laci Hysa Laci Biskup Skenderbeu Visha Skenderbeu
Nora Shkumbini Dervishi Shkumbini Shenaj Shkumbini
Plaku Tirana Frasheri Teuta Pepa Teuta Malindi Tirana Muka Tirana Osmani Tirana Rajovic Vllaznia Shtubina Vllaznia
Autogola Ramazani Elbasani ne favor te Bylisit Ristevski Skenderbeu ne favor te Elbasanit.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 01 Nentor 2010