Superliga Dinamo mund 2-1 Teuten ne Durres

Blute marrin fitoren e dyte ne kampionat
Kampionet ne fuqi te Kategorise Superiore nuk zhgenjyen dje tifozet e tyre pasi moren dje tri pike ne nje fushe te veshtire si ajo e Niko Dovanes. Ne Durres Dinamo mundi lehte 2-1 Teuten vendase ne ndeshjen e fundit te javes se 3-te.
Kronika
Gjate pjeses se pare ne Durres mbreteroi ekuilibri. Vendasit shfaqen deshire te madhe por u bllokuan fare lehte nga blute. Djemte e detit luajten larg portes se Hidit nderkohe qe ne krahun tjeter Dinamo luajti me harkime qe prisnin fushen dhe qe shkonin drejt Fatjon Sefes ndihmohej nga Martinena dhe Bakaj. Per te pare golin e pare shikuesve iu desh qe te prisnin minuten e 60-te te lojes. Elis Bakaj realizoi ne porten e Teutes duke i kaluar blute kampionet ne fuqi ne epersi. Kur pritej nje reagim i skuadres vendase kjo nuk ndodhi sepse mundesite e tyre reale ishin te limituara krahasuar me kundershtarin. Dinamo vijoi ta prese me qetesi Teuten ne gjysmefushen e vet aty ku i theu cdo aksion per te adresuar topa te gjate tek sulmuesit e vet qe kapin ne befasi prapavijen durrsake. Ashtu si ne minuten e 72-te kur nje lemsh ne zonen vendase shfrytezohet mjaft bukur nga argjentinasi Martinena qe me nje roveshate te bukur shenoi golin e dyte te Dinamos. Ne ate moment loja mori fund sepse Teuta nuk kishte aq forca sa per te synuar permbysjen e mundshme ndersa Dinamo e kenaqur me epersine e dy golave i kushtoi vemendje mbrojtjes. Mirepo ne minuten e 92-te Teuta gjen golin e nderit i pari i realizuar kete kampionat Erlis Frasherit. Ky i fundit shfrytezoi mjaft mire nje dalje te gabuar te portierit te Dinamos Isli Hidi. Pas kesaj fitoreje Dinamo u ngjit ne kuoten e 6 pikeve po aq sa Skenderbeu duke pasur nje pike me pak se dy kryesuesit Vllaznia e Flamurtari te dyja nga 7 pike.
Kreu
Te dielen Vllaznia mori kreun e Superliges pas javes se trete fale fitores 2-1 kunder Lacit ne Loro Borici. Per shkodranet shenuan Sinani 34 dhe Shtubina 85. Per Lacin e Stavri Nices realizoi Selimi 36. Nje Bekim Kuli ne superforme ndash autori i tripletes se pare ne kete sezon 36 44 78 ndash i dhuroi Shkumbinit nje fitore te rende 3-1 ndaj Skenderbeut ne debutimin e trajnerit Agim Canaj dhe ne perurimin e tapetit te ri te impiantit peqinas. Per korcaret shenoi Shkembi. Ne ndeshjet e tjera te kesaj jave te shtunen Besa dhe Flamurtari barazuan pa gola ne Kavaje pa shikues nderkohe qe ne Ruzhdi Bizhuta Elbasani gol i Sadikut barazoi 1-1 me Kastriotin gol i Babicit.
E para
Ne Qemal Stafa Tirana arriti fitoren e pare sezonale duke mundur 2-1 Bylisin fale nje dygoleshi te sulmuesit kroat Pero Pejic 22 dhe 45-2. Per ballshiotet te vetmen skuader ende pa pike pas tri javeve te para shenoi Gega 30.
Kategoria Superiore java III
Te shtunen
Besa-Flamurtari 0-0
Elbasani-Kastrioti 1-1
Sadiku 20/ Babic 52
Te dielen
Shkumbini-Skenderbeu 3-1
Kuli 36 44 78/ Shkembi 45-3
Vllaznia-Laci 2-1
Sinani 34 Shtubina 85/ Selimi 36
Tirana-Bylis 2-1
Pejic 22 45-2/ Gega 39
Dje
Teuta-Dinamo 1-2
Frasheri 92/ Bakaj 58 Martinena 72
RENDITJA
Ekipi Nd Pike
1. Vllaznia 3 7
2. Flamurtari 3 7
3. Dinamo 3 6
4. Skenderbeu 3 6
5. Elbasani 3 5
6. Laci 3 4
7. Shkumbini 3 4
8. Tirana 3 4
9. Kastrioti 3 3
10. Besa 3 1
11. Teuta 3 1
12. Bylis 3 0