Superliga, Dinamo vijon serinë e humbjeve

Dinamo vazhdon serine negative me nje tjeter humbje 2-1 ne javen e 28-te te Superliges, ne transferte kunder Apolonise, e cila ka shtyre festen e titullit kampion per blute e kryeqytetit. Megjithese e mbylli pjesen e pare ne avantazh fale golit te Sefes ne minuten e 43-te, Dinamo nuk arriti te dilte me nje rezultat pozitiv nga “Loni Papuciu”. Apolonia e drejtuar nga Hasan Lika do te barazonte ne minuten e 54-rt me Berkic dhe ne minuten e 79-te do te permbyste rezultatin. Autori i golit te dyte do te ishte perseri Berkic, i cili i ka dhuruar nje fitore shume te rendesishme skuadres se tij.
Nje humbje qe i ka kushtuar vendin e dyte ka marre Besa, e cila eshte mundur 3-2 ne fushen e Teutes. Ne “Niko Dovana” pjesa e para do te mbyllej pa gola, ndersa Bersa do te shenonte e para me Shtitinin ne minuten e 57-te. Avantazhi i skuadres kavajase do te zgjaste vetem nje minute, pasi vendasit do te barazonin nga pika e penalties me Hodon. Dy minuta me pas mesfushori do te realizonte dhe golin e dyte, perpara se Hysa ne minuten e 72-te te conte ne 3-1 rezultatin ne favor te vendasve. Tre minuta me pas Xhafaj do te ngushtonte shifrat, por pa evituar disfaten e Beses, e cila ka humbur dhe vendin e dyte te renditjes. Nje fitore te rendesishme ka marre Flamurtari qe pasi ka mundur 3-0 Kastriotin e sheh veten shume prane shpetimit te sezonit.
Nje gol i Licaj dhe dy qe mbajne firmen e Memellit i kane dhene tri pike shume te rendesishme skuadres vlonjate, e cila eshte ngjitur ne vendin e shtate te renditjes. Ne ndeshjet e tjera te javes se 28-te Tirana ka fituar 0-1 ne fushen e Shkumbinit, duke u ngjitur ne vendin e dyte te renditjes. Vllaznia ka mundur 3-2 Skenderbeun, ndersa Laci ka mundur 1-0 Gramozin.
Nertan Prifti