Vëzhgimi i ALSAT/ Dilema e kredisë...në euro apo në lekë?

Cdokush që drejtohet të marrë një kredi për të blerë shtëpi është vënë para dilemës ta marrë atë në lek apo në euro. Dy vitet e fundit bankat tregtare kanë një rekomandim të fortë sipas të cilit kredia duhet marrë në atë monedhë që ke të ardhurat. Nga ana tjetër sektori i ndërtimit operon me monedhën europiane. Kështu që dilema mbetet, ndonëse bankat preferojnë më shumë të kreditojnë në lekë.
Atëherë si të veprojë klienti. Duke parë tregun mund të marrim një zgjidhje. Në serinë e krahasimeve që kemi bërë me bankat tregtare pamë se të marrësh kredi në lekë është shumë më shtrenjtë se të marrësh të njëtën sasi parash në euro.
Konkretisht nëse merr 100 mijë euro në bankën Intesa San Paolo kësti i kredisë është 868 euro. Nëse vlerën ekuivalente me një kurs 138 lekë për euro e merr në lekë pra 138 milion lekë të vjetra kredi atëherë kësti është 1.575 000 lekë të vjetra ose e konvertuar me të njëjtin kurs 1136 euro. Diferenca 268 euro është ajo që klienti e humb cdo muaj nëse kredinë e merr në lekë.
Në Tirana Bank kësti i kredisë në euro rezulton 900 euro në muaj ndërsa vlera ekuivalente në lekë është 1.623 800 lekë të vjetra ose e konvertuar është 1171 euro. Diferenca këtu është 271 euro.
Me të njëtat përllogaritje rezulton se në Raiffasen Bank dhe në BKT diferencat mes këstëve janë përkatësisht 224 euro dhe 138 euro. E theksojmë se diferencat janë humbje për klientin thjeshtë për faktin nëse kredinë e merr në euro apo lek. Rekomandimi i fortë që kredia të merret në lek me gjuhën e tregut bie.
Shkaqet se përse kredia në lek është më e shtrenjtë janë shumë. Por ajo që bankat nuk ua thonë klientëve të tyre është se cfarë ndryshimesh kanë kreditë në monedha të ndryshme. Madje ata vetëm në këtë rast kanë qenë strikte në zbatimin e rekomandimit të bankës qëndrore. Arsyeja është e thjeshtë, fitojnë më shumë nëse kreditojnë në lek.
TABELA
Kredia 100 000 euro (ekuivalent 138 milion lekë vj)
Afati i kthimit 20 vjet
Kursi 1 euro = 1 380 lek vj)
Banka Kësti kredi E Kësti krediL Difererenca
INTESA SP 968 1136 268
Tirana BANK 900 1171 271
Raiffasen 850 1074 224
BKT 847 985 138
Përgatiti: Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e shtunë , 17 prill 2010 )