E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i PS, Rama: Domosdoshmëri transparenca e zgjedhjeve. Protesta edhe në 1 Maj

Kryetari i PS-së Edi Rama e nisi fjalimin e tij ne kongres, me një citim të Fan Nolit ku theksoi se “ideali i atyre që qeverisin nuk është të organizojnë shtetin, pasi ata nuk dinë ta organizojnë atë, por për të mbajtur kolltuqet në çfarëdo lloj mënyre. “Ne jemi në këtë betejë për të çliruar të ardhmen” theksoi Rama duke shtuar se në këtë betejë nuk jemi vetëm, por se me PS-në është internacionalja socialiste. Sipas tij, transparenca e zgjedhjeve tashmë është domosdoshmëri dhe për këtë janë shprehur të gjitha institucionet ndërkombëtare duke shtuar se për të ngritur komision hetimor janë vjedhur me firmat e deputetëve të PS-së.
Edi Rama i uroi rikthimin ne shtepi, figurave qe u larguan nje vit me pare nga Levizja Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufit, Sabit Brokajt, Fatos Klosit, Mustafa Mucit, e Ndre Legisit. Po ashtu Rama falenderoi aleatet tradicionale Skender Gjinushi, paskal Milo e Vangjel dule, ndersa ne sallen e pallatit te Kongreseve jane edhe aleatet e rinj te PS-se, Nard Ndoka, Spartak Ngjela e Prec Zogaj.

Edi Rama foli edhe per krizen ekonomike dhe akuzoi kryeministrin Berisha per kete situate. Duke iu referuar ndryshimeve ne program, Rama foli edhe per ceshtjen e prones, e cila bashke me ate te ish-te perndjekurve do te zene nje vend te rendesishem per here te pare ne programin e Partise Socialiste gati 20 vjet nga themelimi i saj.

“Rruga e protestes eshte e vetmja” tha Rama. Sipas tij, opozita eshte shenjestruar si armike e liberalizimit te vizave padrejtesisht. Ai tha se shqiptaret duhet te levizin pa viza dhe vendimi duhet te merret brenda ketij 6 mujori te pare te 2010-es. “Qeveria nuk mund te akuzoje opoziten per deshtimin e saj. Ne kurre nuk integrohemi ne Europe, pa patur zgjedhje si ne Europe”, deklaroi Rama. “Proteste ne 30 prill, por edhe ne 1 maj”, theksoi Rama, kur dihet qe ne 1 maj ne sheshin “Skenderbej” eshte njoftuar festa e mazhorances.

Fjalen e tij Rama, e mbylli serish me citime nga fjalimi i Nolit i 87 viteve me pare: “Duam nje qeveri prej popullit dhe per popullin. Sherimi eshte ndryshimi i kesaj qeverie, por duhet siguruar vota e lire dhe e fshehte”.
Rama i ftoi te gjithe ne shesh ne protesten e 30 prillit.

Hiri vullkanik, mungojnë në kongres delegacionet e PSE-ve

Hiri vullkanik ka penguar mbërritjen në Shqipëri të delegacioneve të partive socialiste europiane, për të marrë pjesë në kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së. Këtë e ka konfirmuar deputetja Arta Dade, e cila në fjalën e saj te hapjes se kongresit theksoi se socialistët po tregojnë maturi në këto ditë që po kalon vendi, ndërsa qeveria nuk ka asgjë të përbashkët me NATO dhe BE."Jemi në betejë për t'i dhënë fund këtij pushteti", u shpreh Dade.

Po ashtu në fillim u zgjodh presidiumi drejtues i Kongresit si dhe u miratua kalendari i punimeve. Delegatët mbajtën një minutë heshtje edhe për viktimat e aksidentit ajror në Rusi, ku mes të tjerëve humbën jetën presidenti polak, anëtarë të qeverisë si dhe dhjetëra persona të tjerë.

Zhvillohet sot Kongresi i PS, Klosi: Seri ndryshimesh në forume

Zhvillon sot punimet kongresi i Partise Socialiste. Pjesa e pare e kongresit do te karakterizohet nga diskutimet politike dhe ekonomike dhe do te jete e hapur per median. Pas fjales se kryetarit Edi Rama, priten disa diskutime nga figurat kryesore te partise me te madhe te opozites, por edhe delegate nga rrethet. Me pas, rreth ores 14:00 do te kete nje pushim dhe pjesa e dyte e kongresit do te vijoje me diskutime me dyer te mbyllura per median per pjesen organizative, ku ceshtje kyce eshte ajo e ndryshimeve ne statut.

Kongresi i sotem sipas Blendi Klosit pritet të sjelle nje efekt domino ndryshimesh ne partine me te madhe te opozites. Nje dite para kongresit, Klosi deklaroi se Asambleja Kombetare eshte faza e pare e rikonfigurimit. Me pas, sipas tij, ndryshimet do te pasojne ne menyre te pashmangshme kryesine dhe sekretariatin e selise roze.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›