Tetë ditët e Chopinit

Do të jetë edhe shteti i Kosovës ai i cili do t’ia kremtojë ditëlindjen e 200-të, të njërit prej kompozitorëve më të mëdhenj në botë, Frédéric François Chopin. Kremtimi do të nisë me festivalin që quhet “Chopin Piano Fest”, i pari i cili po ndodh në Kosovë. “Chopin Piano Fest” do të fillojë më 15 mars dhe do të zgjasë deri më 25 prill.
“Ky është edicioni i parë i një festivali të tillë në Kosovë dhe shënon 200-vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh të stilit romantik, F.Chopin! Njëkohësisht ky festival shënon edhe vazhdimësinë e aktiviteteve të Asociacionit Kosovar Chopin, kohë më parë të inauguruar në Kosovë”, thotë Alberta Troni, zv.drejtoreshë e Asociacionit Kosovar Chopin. Sipas Tronit, rëndësia e festivalit është që të japë një mesazh të muzikës pianistike të kompozitorit Chopin.
“Qëllimi bazë është që skenës artistike të Kosovës t’i dhurohet një festival që hyn në rrjetin e festivaleve botërore të Chopinit dhe të krijojë identitet të tij edhe te ne!”, tha Troni.
Festivali do të hapet me një recital pianistik të Christopher Hinternuberit, pianist nga Austria, në repertoarin e të cilit do të dominojë muzika pianisitike e Chopinit, ndërsa në vazhdimësi do të ketë edhe mysafirë si Mariana Leka, soprano nga Shqipëria, Ardita Statovci - piano nga Austria, Anita Tartari, piano dhe Didi Tartari, violine nga Shqipëria, Heribert Koch - piano nga Gjermania dhe Piotr Koscik, piano nga Polonia!
“Kurse prej artistëve vendorë një mbrëmje do t’iu dedikohet pianistëve të rinj si Menan Berveniku, Faton Hasani, Neritan Hysa dhe Visar Mehmeti! Kurse interpretët e tjerë janë Lejla Pula, Lule Elezi, Antonio Gashi, Alberta Troni dhe Filharmonia e Kosovës”, shpjegon Troni.
Programi i festivalit, sipas Tronit, është i ndërtuar që në çdo mbrëmje, bazë e repertorit do të jenë veprat pianistike të kompozitorit në fjalë.
“Do të ketë hapësirë edhe për vepra të kompozitorëve të tjerë që i takojnë stilit dhe epokës së Chopinit! Me këtë rast do të organizohet edhe një tribunë në Qendrën Kulturore Franceze, me temë: “Frederik Chopin, pianist dhe kompozitor””, tregon Troni.