Repsol Honda prezanton modelin e ri për Moto Grand Prix

Kur mbetet gati edhe një muaj deri në startin e Botërorit 2010 të Moto Grand Prix, Repsol Honda ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri, ndërsa ka zyrtarizuar edhe dyshen e pilotëve Dani Pedrosa dhe Andra Dovizzioso. Spanjolli, që këtë sezon pretendon ti shkëpusë kurorën e kampionit Valentino Rossi, është shprehur i kënaqur me Honda RC212V, që është prezantuar përpara 7,000 tifozëve në Palacio de Deportes de la Comunidad de Madrid.
Repsol Honda prej 800cc ka të rimodeluar shasinë dhe krahët aerodinamikë, pa harruar këtu modernizimin electronik. Kolegu i tij i skuadrës, Andrea Dovizioso, nuk ka marrë pjesë në prezantimin e motorit, për shkak se ka qenë me temperaturë. Kështu për Repsol Honda gjithcka është gati në pritje të startit të kampionatit të ri, që fillon me garën e Qatar në 11 prill, e ku sigurisht rivali për tu mundur është Rossi dhe Yamaha.
Eno Skarço