E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastore nuk është në shitje

Drejtori i Palermos, Walter Sabatini ka insistuar se klubi nuk planifikon ta shesë mesfushorin Javier Pastore.

Ylli i ri argjentinas ka zgjuar interesim nga Manchester Unitedi, Chelsea dhe Juventusi, por Palermoja nuk dëshiron ta shesë.

“Pastore nuk do të shitet. Nuk do të ndodhë këtë verë, e as sezonin e ardhshëm. Ai përfaqëson të ardhmen e këtij klubi dhe kjo është arsyeja pse nuk do të pranojmë asnjë ofertë për të”, deklaroi Sabatini për të përditshmen sportive italiane, Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›