Superliga, Java 21, ndeshjet

(ALBANIA SPORT) – Ndeshjet e javës së 21-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohen ditën e premte dhe të shtunë, përkatësisht, më 12 dhe 13 shkurt 2010, sipas këtij kalendari.
Ndeshja kyçe është ajo midis Dinamos kryesuese, 51 pikë, dhe Besës së vendit të dytë, 39 pikë. Nga fati i kësaj ndeshje do të vendoset përfundimisht edhe fati për titullin e parakohshëm të bluve, pasi në rast fitoreje të Dinamos diferenca do të shkonte në 15 pikë, kur do te mbeteshin edhe 12 javë nga përfundimi i kampionatit.
Laçi i vendit të katërt, 28 pikë, pret të premten në shtëpi Flamurtarin e vendit të 10-të, por që mbërrin pas dy fitoresh rresht, ashtu si dhe Laçi.
Mirel Josa si trajneri i ri i Skënderbeut dhe Ylli Shehu, si trajner i ri i Teutës, do të debutojnë në kampionat me skuadrat e tyre të reja, përkatëssht kundër Vllaznisë në Shkodër dhe Gramozit në Ersekë.
Tirana e vendit të tretë, 32 pikë, ka një sfidë të vështirë në Peqin me Shkumbinin e vendit të pestë, 27.
Kastrioti-Apolonia është një ndeshje shumë interesante. Të dyja skuadrat kanë nga 25 pikë, por në Fier fituan krutanët 3-2, që solli edhe vetëlargimin e ish-trajnerit të Apolonisë, boshnjakut Esad Karishik.
12.02.2010
Laçi-Flamurtari
13.02.2010
Kastrioti-Apolonia
Dinamo-Besa
Teuta-Gramozi
Vllaznia-Skënderbeu
Shkumbini-Tirana
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili