Superliga, Java 4, Laçi- ApoloniaNdihmëstrajneri i Lacit, Ardian Laska: “Nëse ka një fitore të parë në këtë kampionat, ajo do të vijë pikërisht sot"

Publikoje ne:
Apolonia (3 ndeshje, 2 fitore këtë sezon) synon të kthehet me pikë nga transferta e Laçit (1 barazim, 2 humbje), një ndeshje që për laçianët do të thotë shumë për mbijetesën e tyre këtë sezon.
LACI
Te bardhezinjtë e Laçit, të gjithë besojnë se ka ardhur ora për të fituar. Ndihmëstrajneri Ardian Laska: “Nëse ka një fitore të parë në këtë kampionat, ajo do të vijë pikërisht sot. Askush nuk duhet ta konsiderojë Laçin si një skuadër të vogël”. Malo e Nora do të përbëjnë dyshen e sulmit të formacionit të Stavri Nicës.
APOLONIA
Apolonia mund ta nisë ndeshjen me pesë lojtarë të huaj në formacion, ku dyshja e sulmit pritet të përbehet nga Bërkiç dhe Sead Haxhibuliç. Trajneri Esad Karishik: “Skuadra do të këmbëngulë të bëjë një ndeshje sa më dinjitoze. Synojmë arritjen e një rezultati sa më pozitiv”.
E Shtune, 19 Shtator 2009