E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Java 4, Vllaznia-DinamoNë të vetmen ndeshje miqësore midis dy skuadrave gjatë këtij sezoni, e të zhvilluar në Shkodër (27 qershor), Dinamo fitoi 1-0, falë një goli të realizuar nga Elis Bakaj.

Publikoje ne:

Edhe pse gjatë javës kishte dyshime së do ta niste takimin e rëndësishëm Vllaznia-Dinamo, sulmuesi e kapiteni i Vllaznsë, 32-vjeçari Vioresin Sinani, do ta nisë nga minuta e parë. Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika.  “Sinani do të jetë në fushën e lojës. Pres gol nga ai”. Vllaznia vjen e plotë në përballjen me Dinamon.

LIKA- Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, pret një tjëtër skuadër në fushë në “Loro Boriçi”, pas dështimit me Kastriotin në javën e fundit. “Për mua e rënësishme është që ekipi të luajë në bllok, qoftë në sulm, e gjithashtu në mbrojtje”. Në fakt, nga rezultati i kësaj ndeshje mund të varet edhe fati i Likës në krye të Vllaznisë.

MUÇA- Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, e vlerëson takimin me Vllazninë, madje ka një konsideratë të lartë edhe për homologun e tij te kuqerblutë, Likën: “Vllaznia është pretendente për trofe dhe ka traditë në futbollin shqiptar. Është një ndeshje e fortë , e cila do shumë përqendrim për t’u kaluar. Në lojë janë të tri rezultatet e nga kjo ndeshje duam të marrim maksimumin”

ALILKAJ - Te shkodranët luan edhe Enkel Alikaj, një ish-mesfushor i njohur i Dinamos. “Dinamo mbetet një ekip i kompletuar dhe një nga më të mirët e këtij fillim sesoni. Duhet të bëjmë kujdes sidomos nga kundërsulmet e tyre të shpejta. Ne i kemi të gjitha mudnësitë për të qenë pretedentë këtë sezon”.

MIQËSORJA – Në të vetmen ndeshje miqësore midis dy skuadrave gjatë këtij sezoni, e të zhvilluar në Shkodër (27 qershor), Dinamo fitoi 1-0, falë një goli të realizuar nga Elis Bakaj.

E Shtune, 19 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›