Mesi: 10.5 milionë euro në vitLionel Mesi, firmosi rinovimin e kontratën që do ta lidhë me Barcelonen deri në fund të vitit 2016

Publikoje ne:
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, firmosi rinovimin e kontratën që do ta lidhë me klubin katalanas deri në fund të vitit 2016, me një zgjatim prej dy vjetësh nga kontrata e mëparshme. Lajmin e dha klubi spanjoll. Kontrata e re ka një klauzolë për prishjen e parakohshme të saj në vlerën e 250 milionë eurove, ndërsa rroga nota e sulmuesit më të mirë të edicionit të kaluar të Ligës së Kampioneve, është 10.5 milionë euro. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Mesi do të jetë futbollisti më i paguar në botë.
(Albania-sport.com, nis një rubrikë të re, që i kushtohet tërësisht marrëdhënieve ekonomike në sport, pagave të sportistëve, kontratave, apo sponsorizimeve).
E Premte, 18 Shtator 2009