E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Skënderbeu -Tirana 1-1Te dy golat mbajnë firmën e lojtarëve të kampionëve në fuqi, Osmani (autogol) dhe Lila.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Skënderbeu dhe Tirana ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 në Korçë, në takimin e javës së 13-të të Kategorisë së Parë, por me të veçantën se të dy golat mbajnë firmën e lojtarëve të kampionëve në fuqi, Osmani dhe Lila.

AUTOGOLI I DYTË
Skënderbeu shënoi i pari në minutën e 35-të, kur topi i goditur nga sulmuesi kroat Miliam Guerrib u devijua nga mbrojtësi korçar i Tiranës, Tefik Osmani, për të pushuar në portën e Tiranës. Ky ishte autogoli i dytë i Osmanit pas atij në humbjen e bardhebluve me Laçin në javën e 11-të.

LILA DECIZIV
Mbrojtësi Andi Lila shpëtoi nga humbja 24-herë kampionët, kur mbrojtësi kavajas barazoi shifrat në minutën e 78-të. Për herë të fundit një barazim midis Skënderbeut e Tiranës kishte ndodhur 14 vjet më parë, pikërisht më 4 nëntor 1995, edhe atëherë po 1-1. Gjithsesi, ky ishte barazimi i 38-tw nw 117 ndeshje historike midis dy ekipeve, teksa Skwndwrbeu ka fituar 23 ndeshje dhe Tirana, 56.

14 PIKË LARG
Tirana u ngjit në kuotën e 21 pikëve, po aq sa Apolonia e vendit të tretë, por diferenca me Dinamon kryesuese, 35 pikë, tashmë ka shkuar në 14 pikë, aq sa mbrojtja e titullit nga formacioni i trajnerit Alban Tafaj, duket më shumë se një ëndërr. Skënderbeu vazhdon të mbetet në vendin e 9-të, por me 13 pikë, një më shumë se Vllaznia, e 10-ta.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13

04.12.2009
Kastrioti-Teuta 1-2

05.12.2009
Apolonia – Vllaznia 1-1
Agim Meto 56’ / Elvin Beqiri 12’

Dinamo-Flamurtari 1-0
Rafael Soza 85’

Gramozi-Laçi 1-2
Genc Hyseni 90’+1 / Arlind Nora 77’, Kelvin Jushi 90’

06.12.2009
Skënderbeu - Tirana 1-1
Tefik Osmani 35’ (autogol)/ Andi Lila 78’

06.12.2009
Besa-Shkumbini 2-0
Bledar Mancaku 62’ (p), Daniel Xhafaj 78’

Numri i klikimeve - 2923
  E Diele, 06 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›