Superliga, Besa – Shkumbini 2-0Besa ruajti hapi e Dinamos, falë dy golave në pjesën e dytë të realizuar nga Mancaku dhe Xhafaj

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Besa ruajti hapi e Dinamos, duke fituar 2-0 në Kavajë me Shkumbinin e Peqinit, falë dy golave në pjesën e dytë të realizuar nga Mancaku dhe Xhafaj, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 13-të të Kategorisë Superiore.
GOLI I TRETË
Kavajasit e drejtuar nga Shpëtim Duro shpërdoruan shumë raste të pastra në pjesën e parë, përpara se Bledar Mancaku të shndërronte në gol penalltinë e gjuajtur në minutën e 62-të. Goli i tretë sezonal për durrsakun e Besës.
GOLI I PESTË
Sulmuesi Daniel Xhafaj me një goditje të bukur dyfishoi shifrat në minutën e 78-të në një takim ku fundi i tij pati ndonjë fërkim të lehtë midis lojtarëve, por shkëmbime fyerjesh midis tifozërive. Daniel Xhafaj u ngjit në kuotën e 5 golave.
GJASHTË PIKË
Edhe në fazën e parë Besa fitoi 2-1 në Peqin, duke i marrë Shkumbinit gjashtë pikë të plotë. Kjo ishte fitorja e 16-të e Besës në 32 ndeshje me Shkumbinin (12 fitore, 4 barazime).
10 PIKË
Besa u ngjit në kuotën e 25 pikëve, 10 më pak se Dinamo kryesuese (35), por me katër pikë më shumë se Apolonia e Tirana, e që ndajnë së bashku vendet 3-4.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 13
04.12.2009
Kastrioti-Teuta 1-2
05.12.2009
Apolonia – Vllaznia 1-1
Agim Meto 56’ / Elvin Beqiri 12’
Dinamo-Flamurtari 1-0
Rafael Soza 85’
Gramozi-Laçi 1-2
Genc Hyseni 90’+1 / Arlind Nora 77’, Kelvin Jushi 90’
06.12.2009
Skënderbeu - Tirana 1-1
Tefik Osmani 35’ (autogol)/ Andi Lila 78’
06.12.2009
Besa-Shkumbini 2-0
Bledar Mancaku 62’ (p), Daniel Xhafaj 78’
RENDITJA
1 KS Dinamo Tirana 13 35
2 KS Besa 13 25
3 KS Apolonia 13 21
4 KF Tirana 13 21
5 KS Teuta 13 19
6 KF Laçi 13 16
7 KS Kastrioti 13 16
8 KS Shkumbini 13 15
9 KS Skënderbeu 13 13
10 KS Vllaznia 13 12
11 KS Gramozi 13 11
12 KS Flamurtari 13 10
Numri i klikimeve - 2924
E Diele, 06 Dhjetor 2009