E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca Bisedimet zgjidhja e vetme


Ambasadori francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou, tha se bisedimet Kosovë-Serbi u japin mundësi të dyja vendeve që të afrohen me strukturat e Bashkimit Evropian.

Komentet e tij u bënë gjatë një debati mbi bisedimet që pritet të vazhdojnë të hënën më 21 nëntor, disa muaj pas ndërprerjes së tyre.

“Procesi i bisedimeve është një proces i mirë evropian, që do të fusë në rrugën e integrimeve Kosovën dhe Serbinë. Gjithashtu, ky proces do të hapë rrugën për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani”, citohet Fitou nga VOA.

Bisedimet dypalëshe Kosovë-Serbi pritet të rifillojnë ditën e hënë, me trajtimin e cështjes së menaxhimit të integruar të kufijve.

Sinjalet pozitive për ringjalljen e procesit u dhanë gjatë javës nga negociatori serb, Borko Stefanovic, si dhe nga negociatorja kosovare Edita Tahiri, në një prononcim për gazetën “Epoka e Re”.

Bisedimet Prishtinë-Beograd u ndërprenë për shkak të krizës që shpërtheu në veri, pas nisjes së operacionit për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në zonat me shumicë serbe.

Qeveria kosovare deklaroi të mërkurën se nënshkrimi i marrëveshjes për kufijtë do të jetë e para që do të nënshkruhet, ndërkohë që pritet firmosja edhe e pakteve të tjera, të arritura por të pazbatuara.

Ndërkohë që shumica e partive politike në Serbi janë shprehur kundër bisedimeve dhe kanë kritikuar ashpër marrëveshjet e arritura me Kosovën, pasi sipas tyre ato janë kundër interesave të Serbisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Analistët serbë: Jo pavarësisë së Veriut
Deklaratën e Ivanoviçit se serbët në veri të Kosovës mund ta shpallin pavarësinë, analistët e Beogradit e shohin si një manovër taktike, lajmëroi ditën e dielë “Telegrafi”. “Fund pavarësisë së mbikëqyrur”
Komisioni për Ndryshimin e Kushtetutës, ku flitet për zgjedhjen e presidentit, që nga e hëna hyn në fazën përfundimtare të punës së tij. Prokuroria: Qindra zyrtarë nën hetim
Qindra zyrtarë të Kosovës janë nën hetim pasi dyshohen për përfshirje në afera korruptive. Busek: Liri lëvizjeje për Kosovën
Diplomati europian nga Austria, Erhard Busek kërkon nga Bashkimi Europian, që të mundësojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Kosovë, ndryshimet kushtetuese drejt fundit
Zgjedhjet presidenciale, ku populli do ta zgjidhte direkt të parin e shtetit, sipas të gjitha gjasave mund të mbahen në vjeshtën e vitit 2012, ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar në muajin prill ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behxhet Pacollit.

Lajmet kryesore

Rama i mbyll dyert Metës
Kreu i PS: Vijmë në qeverisje me moral të ri
Rrugët, 70% ndërtohen me borxhe
Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
Analistët serbë: Jo pavarësisë së Veriut
Banda e policëve të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›