E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Tirana dhe Partizani rigjejne fitoren

Tirana rikthehet tek fitorja pasi ne ndeshjen e javes se 17-te te Superliges ka shkaterruar Bylisin me rezultatin tenistik 6-2.

Per bardheblute serine e golave e hapi Nevez ne minuten e 2-te, ndersa me pas realizuan 3 here Memelli, Muzaka e Xhafaj, ndersa miqte arriten ta kalojne dy here porten kundershtare me nje dygolesh te Bakiut. Tek fitorja pas shume kohesh eshte rikthyer edhe Partizani qe ka dhene shenjat e para te jetes. Te kuqte munden 2-0 Flamurtarin. Per kryeqytetasit realizuan Babamusta ne minuten e 2-te dhe Hallaci.

Elbasani e ka pasqyruar edhe ne fushe krizen qe ka perfshire skuadren ne nivelet drejtuese pas arrestimit te presidentit Laze. Verdheblute u munden ne fushen e tyre 0-1 nga Besa me nje gol te Mertirit ne minuten e 70-te.

Fitore ka arritur edhe Apolonia pasi mundi ne “Loni Papuciu” Teuten me golin e Dhramit ne minuten e 69-te me nje 11 metersh. Takimi i fundit i kesaj jave Vllaznia-Dinamo ka filluar ne oren 15:00.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›