Lotito: Zarate dhe Pandev nuk janë në shitje
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se dy lojtarët kryesorë të Biancocelestëve, Goran Pandev dhe Mauro Zarate, nuk do të largohen nga skuadra në afatin kalimtar të janarit."Zarate ka kontratë me neve dhe ne do ta blejmë atë nga Al-Sadd. Tashmë kemi arritur një marrëveshje me të për të qëndruar me neve"."Pandevit do t'ia zgjatim kontratën, kështu që nuk do të ketë asnjë problem".