E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Superliga, barazim në sfidat Tirana – Elbasani dhe Dinamo – Skënderbeu

TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ Dy sfidat e fundit të javës së 23-të në Superligë u mbyllën në barazim.

Tirana dhe Elbasani barazuan 1-1, ashtu siç kishte ndodhur edhe në dy përballjet e kaluara mes tyre.

Jarmouni kaloi bardheblutë në avantazh në minutën e 13-të, ndërsa Musta barazoi shifrat në minutën e 73-të.

Me këtë barazim, Elbasani mban vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Tirana renditet e parafundit me 22 pikë.

Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Dinamos dhe Skënderbeut. Rashica kaloi korçarët në avantazh në minutën e 77-të me 11-metërsh, por 8 minuta më vonë Lorran barazoi shifrat me kokë.

Ky barazim e mban Dinamon në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 20 pikë.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›