Superliga e Kosoves ne ritenderim

Ndeshja Vëllaznimi –Prishtina, direkt në Supersport Kosova. Me këtë transmetim filloi gjithçka. Deri në atë ditë futbolli i Kosovës ishte i harruar nga të gjitha mediumet kosovare.
Kjo ndeshje vetëdijësoi të gjitha mediumet të cilat e kishin injoruar futbollin e Kosovës me vite të tëra. Dhe pas këtij ndikimi të fuqishëm, Federata e Futbollit të Kosovës nuk pati rrugëdalje tjetër vecse të shpall tender për transmetimin e Raiffeisen Superligës.
Në këtë ditë u pa qartë serioziteti i mediumeve kosovare, asnjë cent ofertë nuk pati RTV 21, një medium tjetër nuk ofertoi fare, pasoi RTK me 61 mijë euro i përcjellur nga KosovaPress shumë ambicioze me 77 mijë euro. Ndërsa Kompania Digiworks arriti shumën prej 86 mijë euro, por me TVSH.
E oferta e Digitalb ishte 80 mijë euro pa TVSH dhe veç asaj financiare e rëndësisë së veçantë ishte promovimi i Superligës së Kosovës në kanalet e platformes Digitalb, prodhimi dhe transmetimi i spoteve televizive të cilat financiarisht mund të konvertohen në një vlerë prej rreth 50 mijë eurosh. Plus organizimi i një turneu spektakolar ndërmjet dy klubeve kosovare dhe atyre nga Shqipëria.
Federata vendos që ofertat duhet të hidhen në ritenderim. Dhe Digitalb tërhiqet ngase është fitues moral, ligjor dhe financiar i tenderit të 16 shtatorit.
Me vendimin e së premtes Federata dëshmoi joseriozitet në punë, konfuzitet dhe na lë të kuptojmë se ka rënë nën presion politik. Hedhja në ritenderim dëshmon qartë pasiguri të plotë dhe mundësi korrupsioni brenda federatës.
Është mungesë profesionalizmi dhe procesi mbeti sic edhe është, nuk lëvizi. Federata mbeti pa status dhe e vogël. Procesi tregoi që qëllimi nuk ishte promovimi ligës, por përftimi i padrejtë prej saj.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it
Një javë pas rikthimit nën kontroll të dy pikave kufitare në Mitrovicë, situata e sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë. Kosovë, vrasje në qendër të Prishtinës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e së premtes. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri. Negociatat, raundi i ri javën e ardhshme
Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator, sikurse herët e tjera në Bruksel.
Limaj në arrest, reagime nga politika
Deputeti Fatmir Limaj, që në zgjedhjet e fundit ishte renditur i treti për nga votat që mori, nuk është paraqitur gjatë së premtes në seancën e Kuvendit të Kosovës. Jahjaga takon Obamën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takohet me kreun e SHBA-ve, Barak Obama.Takimi i Jahjagës me Obamën u bë në gjatë pritjes vjetore për liderët botërorë, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, ku ishin të pranishëm presidentë, kryeministra e ministra të Jashtëm të vendeve nga e gjithë bota.
Lajmet kryesore
Azotiku i Fierit shkrihet pa tender
Skandali: Skrap në Elbasan për 24 milionë lekë
Embargo ndaj Serbisë, përfiton Shqipëria
Zhvillohet “Dita e biznesit shqiptar në Moskë”
Kukan: Shqipëria nuk ka përparim
Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it