Kosove vrasje ne qender te Prishtines

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e së premtes. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 16: 00 në qendër të Prishtinës, pranë ish-objektit të Rilindjes, ku dhe gjenden disa ministri.
Për disa minuta dy grupe njerëzish të moshave të ndryshme janë përleshur me armë zjarri. Burime policore saktësojnë se viktima është një i ri nga Prishtina.
Ndërsa burime jozyrtare deklarojnë se viktima, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme me pronarët e një ndërmarrjeje, fillimisht plagosi njërin nga pronarët e saj.
Po sipas këtij versioni, të pakonfirmuar ende nga policia sepse hetimet po vazhdojnë, duket se kanë qenë djemtë e pronarit të cilët e kanë ndjekur viktimën dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona, ndërsa akoma nuk bëhen të ditura motivet e ngjarjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it
Një javë pas rikthimit nën kontroll të dy pikave kufitare në Mitrovicë, situata e sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë. Superliga e Kosovës në ritenderim
Ndeshja Vëllaznimi –Prishtina, direkt në Supersport Kosova. Me këtë transmetim filloi gjithçka. Deri në atë ditë futbolli i Kosovës ishte i harruar nga të gjitha mediumet kosovare. Negociatat, raundi i ri javën e ardhshme
Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator, sikurse herët e tjera në Bruksel.
Limaj në arrest, reagime nga politika
Deputeti Fatmir Limaj, që në zgjedhjet e fundit ishte renditur i treti për nga votat që mori, nuk është paraqitur gjatë së premtes në seancën e Kuvendit të Kosovës. Jahjaga takon Obamën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takohet me kreun e SHBA-ve, Barak Obama.Takimi i Jahjagës me Obamën u bë në gjatë pritjes vjetore për liderët botërorë, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, ku ishin të pranishëm presidentë, kryeministra e ministra të Jashtëm të vendeve nga e gjithë bota.
Lajmet kryesore
Azotiku i Fierit shkrihet pa tender
Skandali: Skrap në Elbasan për 24 milionë lekë
Embargo ndaj Serbisë, përfiton Shqipëria
Zhvillohet “Dita e biznesit shqiptar në Moskë”
Kukan: Shqipëria nuk ka përparim
Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it