E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga fiton Flamurtari dhe Apolonia


I janë bashkangjitur skuadrave të kreut edhe Flamurtari me Apoloninë. Vlonjatët kanë mposhtur 2-1 debutuesit e Kamzës ndërkohë që fierakët fituan 2-0 ndaj Dinamos.

Në fushën asnjanëse të Gjirokastrës, Flamurtari i drejtuar nga Edmond Lutaj kaloi i pari në avantazh me Veliun, në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë Kamza ka qenë më kërkuese duke vënë disa herë në vështirësi kundërshtarin.

Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minjutën e 80 kur Mici barazoi shifrat. Vlonjatët me eksperiencën e tyre kanë rikthyer shumë shpejt gjithcka në avantazhin e tyre. Begaj në minutën e 84 shënoi golin e fitores për Flamurtarin skuadër e cila do të luajë dhe 5 ndeshje të tjera jashtë stadiumit të vet për shkak të dhunës që ushtruan tifozët vlonjatë në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar me Skënderbeun.

Apolonia ka mundur 2-0 Dinamon, skuadër kjo me shumë probleme dhe vetëm pak ditë më parë nisi stërvitjen për këtë sezon. Dy gola në cdo pjesë të shënuar nga Rama dhe Gërxho u kanë mjaftuar fierakëve të Stavri Nicës të marrin fitoren e parë në kampionat.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Alexis, 2 muaj larg fushave
Alexis Sanchez, sulmuesi i ri i Barcelonës i ardhur nga Udinese, do të qëndrojë 2 muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Seria A, fiton Juventus, humb Inter
Juventusi i Contes ka bërë një start të shkëlqyer në Serie A pasi ka mundur 4-1 Parmën në stadiumin e ri. Bundesliga, 7 gola për Bayern Munchen
Bayern Munchen shënon një tjetër fitore në Bundesligën gjermane. Spanjë, Barcelona barazon
Në javën e tretë të Ligës BBVA ajo që bie në sy është ndalesa e Barcelonës, e cila ka barazuar me rezultatin 2-2 në takimin me Real Sociedadin në transfertë. Seria A, Napoli merr tre pikë
Napoli ka filluar mirë këtë sezon të Serisë A duke marrë tre pikët e para.

Lajmet kryesore

Berisha uron për fillimin e vitit të ri shkollor
Topi uron nxënësit nga "Petro Nini"
Bashkia e Tiranës, siguri në shkolla
“Statusi? Përgjegjëse qeveria”
Vlorë, Topi në familjen Konomi
Bie çmimi, importohen çdo ditë 100 makina pa doganë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›