E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi për U2 e hapë Festivalin e Filmit në Toronto

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 08:30

Dokumentari i grupit U2 ‘From the Sky Down’ është bërë dokumentari i parë që e ka hapur Festivalin e Filmit në Toronto.

Të dy, Bono dhe kitaristi The Edge ishin në tepihun e kuq në natën e hapjes të ngjarjes së përvitshme, që do të zgjasë njëmbëdhjetë ditë.

Këtë vit do të shfaqen premierat e filmave nga regjisorët Luc Besson, Francis Ford Coppola dhe Michael Winterbottom.

Trileri britanik ‘Page Eight’, në të cilin luajnë Bill Nighy dhe Rachel Weisz, do ta mbyllë festivalin.

‘The Deep Blue Sea’, një tjetër film i aktores Weisz, gjithashtu do të prezantohet në këtë eveniment.

Dokumentari i grupit U2 ekzaminon bërjen e albumit të vitit 1991 ‘Achtung Baby’ në Berlin të grupit irlandez të rokut.

Albumi themelor, i cili vijoi pas albumit të suksesshëm të vitit 1987, ‘Joshua Tree’ dhe atij më pak të pranuar ‘Rattle and Hum’, ishte konsideruar si rizbulim i grupit.

“Kanë qenë ata në lartësitë më të larta dhe në ultësirat më të ulëta”, tha për Reuters regjisori Davis Guggenheim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›