Përmbyllet Festivali “Ylberi i Prishtinës”
Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 08:31
Të dielën në Prishtinë ka përfunduar edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Fëmijëve “Ylberi i Prishtinës”, i cili kishte për qëllim afrimin e fëmijëve të shteteve dhe popujve të ndryshëm, si dhe njohjen reciproke të kulturës dhe traditës.
Grupet e fëmijëve kanë performuar në skenën e ngritur në sheshin në sheshin “Nëna Terezë” me pika të ndryshme të muzikës, traditës që gërshetohen me kostume konvencionale të popujve të ndryshëm.
Festivali ka filluar me datën 9 shtator me defiletë e 17 ansambleve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova Lindore (Medvegja dhe Bujanovci).