E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite si ne vitin 1914


Eugen Wollfarth, kreu prezencës së OSBE-se në Tiranë, gjatë një interviste për Top Channel shprehet i shqetësuar për qëndrimin e partive politike, të cilat janë ende larg një dialogu.

Partitë duket se nuk po lëvizin nga llogoret e tyre, deklaroi Wollfarth, dhe se janë të përgatitura të rrinë në këto llogore.

"Partitë politike duhet të përgatiten dhe të fillojnë dialogun për reformën e Kodit Zgjedhor, e cila duhet të nisë pa humbur kohë. Të gjithë e dëgjuam progres-raportin e Komisionit Evropian. Shpresojmë të ketë një efekt kthjellues, por ajo që vëmë re në këtë fazë është se partitë duket se nuk po lëvizin nga Palët duhet të fillojnë dialogun. Nuk ka rëndësi se në çfarë formati. Nuk ka rëndësi nëse bëhet në mënyrë private apo publike. Zakonisht, përgatitjet e mira fillojnë privatisht

Eugen Eollfarth
Ambasadori i OSBE-se llogoret e tyre dhe se janë të përgatitura të rrinë në këto llogore. Kjo nuk është e mirë. Ato nuk duhet të sillen sikur të ishin në vitet 1914-1915, por të përgatiten për të ardhmen dhe të fillojnë reformat, midis të cilave është edhe reforma zgjedhore. Rregullorja e Kuvendit do të ishte një fillim shumë i mirë dhe ka pasur propozime lidhur me këtë. Propozimet kanë ardhur edhe nga Partia Socialiste në formën e një katalogu, i cili është i hapur dhe duhet të kontribuojë si bazë për atë dialog që nevojitet vërtet për ta përgatitur Shqipërinë për të ardhmen, për zhvillimin e kësaj shoqërie, për stabilizimin e institucioneve demokratike, të cilat zakonisht varen nga zgjedhjet e mira. Duhet të shohim zgjedhje akoma më të mira në të ardhmen. Ne kemi nevojë t’i shohim ato, populli shqiptar meriton t’i shohë", tha Wollfarth.

Pyetjes se cilat janë rrugët e mundshme  të cilat e zhbllokojnë ngërcin poltik, ambasadori Wollfarth jep këtë përgjigje: "Dialog. Jo hedhje faji, por dialog. Palët duhet të fillojnë dialogun. Nuk ka rëndësi se në çfarë formati. Nuk ka rëndësi nëse bëhet në mënyrë private apo publike. Zakonisht, përgatitjet e mira fillojnë privatisht. Gjithashtu, duhet të ndërtohet besimi. Besimi duhet të zëvendësojë mosbesimin dhe ky besim është i nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë. Unë kam besim për këtë dhe Prezenca e OSBE-së mbetet gjithashtu e gatshme të japë mbështetjen e saj. Unë kam besim se Shqipëria mund të përgatitet për të ardhmen, por hapat duhet të ndërmerren që tani, ora po ecën dhe kjo vlen edhe për reformën e Kodit Zgjedhor".

Ambasadori Wollfarth nuk parashikon që komuniteti ndërkombëtar, si me një shkop magjik të bëjë mrekulli, nëse dialogu i kërkuar nuk do të ndodhë në ditët apo javët e ardhshme.

"Ajo që duhet të kemi gjithnjë parasysh është se shpejtësia e zhvillimit është në dorën e shqiptarëve. Ne mund të japim këshilla, jemi të gatshëm të japim këshilla, kemi edhe durimin për të dhënë këshilla. Mbetet të shihet sa i duruar është populli shqiptar me atë që po ndodh në skenën politike. Ne do të donim të shihnim hapa më të shpejtë. Njerëzit e meritojnë, vendi e meriton dhe kjo do t’i shërbejë edhe përparimit dhe sigurisë në rajon", tha Wollfarth.

Refuzimi i BE-se
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë
Reformat ekonomike kanë ngecur

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Haxhinasto: Duam reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse
Në mbledhjen plenare të Këshillit të Përhershëm të OSBE-se, organi kryesor vendimmarrës i kësaj Organizate foli edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto. Topi kthen ligjin e mbetjeve
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Zotërinj deputetë, mos u nxitoni!
Erjon Kristo - Ka ndodhur disa herë në Kuvendin e Shqipërisë që të vendoset në rendin e ditës çështja e ndryshimeve në Kodin e Qarkullimit Rrugor. Syzet e Brukselit dhe aspiratat e shqiptarëve
Mustafa Nano - Ne të gjithë po prisnim me kërshëri e interes raportin e Brukselit, mbi bazën e të cilit do t’i vihej një notë Shqipërisë në përpjekjet e bëra për t’u integruar në BE. PS: Rihetim rrugës Durrës-Kukës
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, në një interpelancë me Ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, ka denoncuar se qeveria po paguan para të tjera për rrugën Durrës-Kukës edhe pse ajo është marrë në dorëzim 2 vjet më parë, duke bërë që kosto të kalojë 1.4 miliardë dollarë.

Lajmet kryesore

Topi kthen ligjin e mbetjeve
Preisdenti kundër nenit që lejon importin
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Topalli, akuza Topit e opozitës
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›