E Diel, 1 Nëntor 2026

Teral: Pavarësia e Kosovës nuk ka kthim

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, Teral u shpreh se megjithë krizën ekonomike që po kalon, Bashkimit Evropian nuk do të heqë dorë nga zgjerimi me vendet e Ballkani. “është e vërtetë se në rrugën drejtë BE-së ekziston çështja e Kosovës rreth së cilës ka kundërshti”, ka konstatuar Teral, duke vënë në dukje se Kosova me popullsinë e vet me shumicë shqiptare “është e pavarur dhe nuk do të ketë kthim në të vjetrën”.

Përfaqësuesi më i lartë i misionit diplomatik francez në Serbi theksoi se “nuk mund ta mendoj anëtarësimin e Serbisë në BE derisa ajo është në raporte kontradiktore me Kosovën dhe derisa kjo çështje paraqet mollën e sherrit midis Serbisë dhe 22 vendeve anëtare që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›