E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga në “ethet” e transferimeve



Tre trajnerë kroatë dhe një duzinë lojtarësh nga atdheu i Oto Bariçit po i japin tonin futbollit modest shqiptar, të klasifikuar si kampionati i 53-të më i fortë në botë.
DINAMO - Kroati 29-vjeçar Frane Petreviç është edhe emri i ri i sulmit të Dinamos. Sulmuesi ka luajtur së fundi në Slloveni me NK Çelje. Petreviç është rekomanduar nga trajneri i ri Zlatko Daliç si alternativë për të zëvendësuar Pero Pejiçin. Mesfushori sulmues Bekim Kuli, i cili u largua nga Dinamo si protestë ndaj ish-trajnerit argjentinas Marselo Havier Zuleta, i ka vënë kushte Dinamos për rikthimin e tij, Kavajasi kërkon rritje rroge. Dinamo vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve kundër boshnjakëve të Modricës. Pranë Dinamos pritet të rikthehet edhe Dario Bodrusiç.
FLAMURTARI - Kroati Jure Grizejl është bashkuar me Flamurtarin gjatë përgatitjeve të skuadrës vlonjate në Mavrovë të Maqedonisë. 22-vjeçari është mesfushor i majtë. Flamurtari fitoi 4-1 miqësoren me skuadrën maqedonase të Kategorisë së Dytë, Lokomotiva e Gostivarit. Golat; Pema (2), Guna e Pamiç.
ELBASANI – Sulmuesi Oriand Abazaj është dhe një nga blerjet e spikatura të Elbasanit. Abazaj, i cili më parë ka luajtur me Kastriotin e Tiranën, do të formojë dyshen në sulm së bashku edhe me Fjodor Xhafën. Elbasani është në pritje të firmosje së kontratave të Veliajt e Sasha Delainit.
SHKUMBINI – Skuadra peqinase vazhdon fazën përgatitore në Strugë të Maqedonisë. Mbrojtësi i njohur Alpin Gallo është blerja e fundit e Shkumbinit. Te skuadra që po drejtohet për momentin nga Sokol Branica përveç Delioskit, pritet edhe një sulmues e një mesfushor maqedonas, ndërsa për portën pritet një futbollist serb.
TIRANA- Bardheblutë e kryeqytetit vazhdojnë stërvitjen në Ohër të Maqedonisë. Me grupin është bashkuar edhe Bledar Devolli.
BESA – Mesfushori kosovar, 23-vjeçari Driton Krasniqi, i cili luan prej tre sezonesh te Besa, konfirmoi qëndrimin edhe për këtë sezon te skuadra kavajase. Nga Besa janë larguar : A.Shaqiri (Azebajxhan), Z.Ramadani (Azerbajxhan), A.Belisha (Vllanzia), P.Xhihani (Ukrainë), Abdulla Ishaka (Kinë). Liridon Leci kërkohet në Zvicër.
APOLONIA- Skuadra fierake do të përforcohet me një mesfushor organizator, rumunin 25-vjeçar Emil Marius, i cili ka luajtur më parë më Universatea e Krajovës, por vjen nga Olimpiakos Nikosia e Qipros. Apolonia është duke kryer fazën përgatitore në Malin e Zi. Të ardhur të tjerë të Apolonia janë Bedini (Flamurtari), Skënderi (Flamurtari), Guri (Dajti)

Të gjitha lëvizjet në merkato
DINAMO
Trajner: Zlatko Daliç (Kroaci, i ri)
Të ardhur: A. Tapia (Argjentinë), M.Kampazano (Argjentinë), E. Sina (Tirana), J. Brahja (Kastrioti), H.Çapja (Tirana), F.Sefa (Lushnja)
Të larguar: P.Pejiç (Kapfenberg, Austri), D.Bodrusiç (Kroaci), A.Abraham (Tirana), Pollozhani (Maqedoni), Kuli (pa ekip), Pema (Flamurtari), Vinçetiç (SC Ëeiz, Austri), D.Bortoja (Argjentinë), F.Paladinio (Argjentinë).

PARTIZANI
Trajner: Hasan Lika (I konfirmuar)
Të ardhur: R. Shala (Lushnja), Y.Shameti (Kastrioti), Larti (Skënderbeu), E.Çajku (Skënderbeu), M. Ngjela (Besëlidhja)
Të larguar: O.Shehi (pa ekip), B. Devolli (Tirana), D.Babamusta (pa ekip), B.Shkembi (pa ekip).

BESA
Trajner: Iljaz Haxhiaj (I konfirmuar)
Të ardhur: D.Sakaj (Elbasani), S.Ishka (Dinamo),
Të larguar: A.Shaqiri (Azebajxhan), Z.Ramadani (Azerbajxhan), A.Belisha (Vllanzia), P.Xhihani (Ukrainë), Abdulla Ishaka (Kinë)

ELBASANI
Trajner: Mirel Josa (I ri)
Të ardhur: O.Abazaj (Kastrioti), E.Bakalli (Tirana), G.Stojku (Shkumbini), Kacollja (Shkumbini)
Të larguar: Adrian Nuhui (pa ekip), Arben Nuhiu (pa ekip), Menglevski (Maqedoni), Vranic (pa ekip), E. Tetova (Teuta)
Ekipi:

TIRANA
Trajner: Bllazhe Slishkoviç (Kroaci i ri)
Të ardhur: A. Abraham (Dinamo), M.Memelli (Gais, Suedi), Devolli (Partizani), Dabulla (Shkumbini)
Të larguar: E. Sina (Dinamo), K. Duro (Omonia, Qipro), J. Hyka (Mainc 05, Gjermani), E. Bakalli (Elbasani), H. Çapja (Dinamo), I.Fortuzi (lënë futbollin), S. Gjoreski (Maqedoni), B. Hyseni (Kosovë).

SHKUMBINI
Trajner: Gugash Magani (i konfirmuar)
Të ardhur: E. Grami (Kastrioti), E. Turdiu (Kasrtrioti), E. Rizvanolli (Kastrioti), Mallota (Besëlidhja), Deliovski (Maqedoni), Gallo (Kastrioti).
Të larguar: G. Stojku (Elbasani), R. Dabulla (Tirana), M. Kacollja (Elbasani), Ndoni (Lushnja), K. Dalipi (Bylis), Kuçi (Apolonia).

VLLAZNIA
Trajner: Agim Canaj (i ri)
Të ardhur: D. Smajli (Besëlidhja), N. Shtubina (Skënderbeu), M. Bashiç (Kroaci), Miklosh (Çeki).
Të larguar: A. Teli (Alki, Qipro), A. Jusufi (Kosovë)
Ekipi: Bishani, E. Beqiri, Bashiç, Hoti, Teli, Belisha, Smajli, Osja, Nallbani, Lika, Sukaj, Kaçi, Lici.

FLAMURTARI
Trajner: Slavko Kovaçiç (i konfirmuar)
Të ardhur: Guna (Apolonia), Liçaj (Apolonia), Halili (Vlora), Maringon (Kroaci), Çaushaj (Dinamo-Teuta)
Të larguar: Cani (Vllaznia), Bërdufi (Elbasani), Flavio Zhunior (Brazil).

TEUTA
Trajner: Sulejman Starova (i ri)
Të ardhur: Babamusta (Partizani)
Të larguar: V. Mile (pa ekip), Hodo (Bylis),

APOLONIA
Trajner: Gerti Haxhiu (I konfirmuar)
Të ardhur: Bedini (Flamurtari), Skënderi (Flamurtari), Guri (Dajti), Emil Marius (Rumani)
Të larguar: Guna (Flamurtari)

BYLIS
Trajner: Faruk Sejdini (I konfirmuar)
Të ardhur: K. Dalipi (Shkumbini), E.Dalipi (Elbasani), B. Hodo (Teuta), Mushica (Kosovë), Hashani (Besëldidhja), Haliti (Kosovë), Stafa (Dinamo), R. Nenaj (Elbasani)
Të larguar: Prela (Besëlidhja), Lamaj, Bedini, Dimo, Prela, Hazizi, Heqimi, Sisoko.

LUSHNJA
Trajner: Artan Bano (I konfirmuar)
Të ardhur: Sekseri (Skrapari), E.Çela (Laçi) Ndoni (Shkumbini), K.Arbëri (i lirë).
Të larguar: F.Sefa (Dinamo), Shala (Partizani)

Murinjo: “Inter, çfarë uniforme!”

Interi prezantoi zyrtarisht uniformat e reja për sezonin 2008-2009, ku binte në sy jaka shumë e ngushtë në formë të germës “V” , ndërkohë që emri i sponsorit ishte shkruar me germa të arta. Interi zhvilloi dje edhe ditën e parë të stërvitjes nën urdhrat e trajnerit portugez Hoze Murinjo, ku të pranishëm ishin disa mijëra tifozë zikaltër.
MURINJO ENTUZIAST - Trajneri i Interit, Hoze Murinjo ishte ndër më të ekzaltuari. “Uniforma është shumë e bukur, por është e nevojshme të fitojmë, pasi pa fitore, uniforma do të ishte një katastrofë. Tani është radha jonë të punojmë në fushë”.
MANSINI I LUMTUR- Modelet e reja të bluzave u prezantuan nga brazilianët Adriano, Mansini e Hulio Sezar, italiani Materaci e kapiteni i Interit, argjentinasi Havier Zaneti. “Shpresoj ta gjej veten mirë me të këtë bluze dhe të mundem ta meritoj sa më mirë”, - tha Amantino Mansini. Materaci, i gatshëm për një shaka: “Sigurisht që do ta ndjesh veten mirë, është titulli sipër...”.
ADRIANO I KARIKUAR – Një nga më të kënaqurit ishte Adrian, i cili u prek shumë nga pritja e ngrohtë e tifozëve: “Është e kotë ta fsheh faktin, që më ka dhënë shumë kënaqësi të dëgjoj korrin e tifozëve për mua. Kjo do të thotë se ata nuk më kanë harruar. Tani kam dëshirë të luaj sa më shumë dhe të bëj një sezon të madh me Interin”.

Bufon: “Juve lufton për titull e Champions”

Xhixhi Bufon sapo është kthyer nga pushime, pasi kishte qenë një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares italiane ne Kampionatin Europian. Tashmë portieri i Juves ka nisur punën dhe është gati të jetë një nga protagonistët e mëdhenj bardhezi. “Do të luftojmë për Ligën e Kampioneve dhe për kampionatin, - thotë Bufon për “Juventus Channel”. “Janë këto objektivat për të cilat Juventus gjithmonë ka luftuar. Do të jetë një sezon i gjatë dhe shumë impenjues dhe për këtë duhet ta përgatisim dhe fillojmë mirë”.
Bufon edhe vitin e kaluar ishte një ndër ata që kishte folur më shumë për mundësinë për të fituar titullin, por këtë vit e deklaron me vetëdije të plotë se lufton për objektiva ambiciozë. “Objektivi ishte dhe atëherë, edhe pse nuk luftonim si të barabartë me të tjerët. Tani jemi të riformuar dhe kemi arsye të madha për të besuar të forcat tona”, - përfundon portieri i Juventusit, Xhixhi Bufon.

Ferguson: “Ronaldo nuk ikën”

“Kristiano Ronaldo do të jetë një lojtar i Mançester Junaitid sezonin e ardhshëm”. Sër Alesk Ferguson, trajneri i kampionëve të Europës, përjashtoi çdo transferim të jashtklasit portugez te Reali i Madridit. Ferguson e konfirmoi lajmin gjatë një konferencë shtypi të mbajtur në Afrikën e Jugut, ku “Djajtë e kuq” po kryejnë një turne. Fergusoni konfirmoi faktin se e kishte takuar Ronaldon në Lisbonë dhe çdo gjë ishte sqaruar.

Humb finalen, urinon mbi kupë

Skuadra e tij doli e humbur nga finalja dhe urinon mbi kupën, që pak çastë më pas, do t’i jepej fituesi të turneut. Ngjarja ka ndodhur në Itali, dhe autori i gjestit të shëmtuar ishte futbollisti 17-vjeçar i klubit nga Empoli, Limite e Capraia. Lojtari i ndëshkua me katër muaj pezullim. Ngjarja ndodhi në fund të finales midis Motekalvoli (Piza) dhe Memorial, e vlefshme për të paratërinjtë.

19 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›