E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga shqiptare

Superliga shqiptare ka humbur edhe dy vende të tjera në renditjen europiane duke zbritur në pozicionin numër 46. Europa llogarit 53 kampionate të ndryshëm, ndërsa kampionati ynë zbriti nga vendi i 44-të ku ishte stabilizuar në 3 sezonet e fundit. Shkak për këtë rënie është niveli i ulët i futbollit të luajtur aty, por edhe paraqitja jo e mirë e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës. Skënderbeu, Flamurtari dhe Teuta u eleminuan që në turin e parë, ndërsa Tirana ia arriti të kalonte një tur falë shortit tepër të favorshëm. Bilanci europian ishte 2 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje, me golavarazh 5-21.
Këtë edicion shpresohet në një short më të mirë, por niveli i skuadrave duket më poshtë sidomos për shkak të përvojës së paktë të Kukësit dhe Laçit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›