Australia Korea e Jugut dhe Irani

Edhe 3 skuadra të tjera janë kualifikuar për në kampionatin botëror. Bëhet fjalë për Australinë, Korenë e Jugut dhe Iranin, që të gjitha në zonën aziatike, ndërsa Japonia e kishte siguruar kualifikimin që më parë.
Australia e pati shumë të vështirë, por fitoi në fushën e saj 1-0 ndaj Irakut.
Irani, i drejtuar nga trajneri portugez Karlos Keiroz, fitoi 1-0 në fushën e Koresë së Jugut dhe të dyja skuadrat janë të kualifikuara tashmë.