Superliga, starti pa duele të mëdha

Pas dy shtyrjeve të argumentuara (pushimet në Sarandë të shefit të Garave, Hito Hitaj, ishte arsyeja themelore) më në fund 12 skuadrat e elitës së futbollit modest shqiptar njohën kundërshtarët respektivë në gjashtë ciftet e ndeshjeve të javës së parë të Kategorisë Superiore për sezonin 2007-2008, që përkon me Kampionatin e 69-të Kombëtar të Futbollit. Shorti i hedhur dje në Federatën Shqiptare të Futbollit, në prani të shumë prej drejtuesve të lartë të klubeve, zbardhi kalendarin e plotë të dy prej tri fazave në të cilat do të ecë sezoni i ri, që do të nisë më 25 gusht.
Kampionët në Vlorë
Tirana, kampionia në fuqi, premierën e sezonit të ri do ta nisë në stadiumin "Flamurtari" ku do të përballet me skuadrën vlonjate, me të cilën humbi sezonin e kaluar (3-2) në të vetmen ndeshje të zhvilluar me Flamurtarin në Vlorë. Elbasani, kampioni i sezonit 2005-2006, do të presë në "Ruzhdi Bizhuta" 9-herë kampionët e Shqipërisë, Vllazninë, që zhvilloi një Kupë Intertoto me dy pamje: eliminoi bujshëm kroatët e NK Zagreb, por u turpërua nga turqit e Trabzonspor në turin e dytë. Sfida Elbasani-Vllaznia ka të vecantën e pranisë së gjirokastritit Arlin Nora, ish-kampion me Elbasanin dy sezone më parë, sot në forcë me Vllazninë. Elbasani-Vllaznia mund të konsiderohet edhe si kryendeshja e javës së parë. Cift tjetër interesant është Besa-Kastrioti, që edhe sezonin e kaluar u përballën po në javën e parë, por me ndryshimin që, nëse vjet luajtën në Krujë, këtë sezon do të luajnë në Kavajë. Partizani i Hasan Likës do të presë në "Qemal Stafa" Shkumbinin e trajnerit debutues Gugash Magani. Sezonin e kaluar, "demat e kuq" i fituan të tre takimet me Shkumbinin. Dinamo e Agim Canaj do të presë në "Selman Stërmasi" Besëlidhjen, të porsangjitur në Kategorinë Superiore, ndërsa "Ujqërit e dëborës", Skënderbeu, do të luajë gjithë inat me Teutën, skuadrën që fitoi plejofin e dy sezoneve më parë, që solli edhe rrëzimin e Skënderbeut në Kategorinë e Parë.
Tre derbit kryeqytetas
Sfida e parë e madhe i përket Dinamos dhe Tiranës. 16-herë kampionët e Shqipërisë, të cilët titulli u mungon që nga sezoni 2001-2002, do të përballen në javën e 9-të (dhe të 20-të në fazën e dytë) me rekordmenët bardheblu (23 kampionate të fituara). Derbi i parë është programuar më 3 nëntor me Dinamon si skuadër pritëse, ndërsa ai i kthimit, më 16 shkurt, me Tiranën si organizatore të takimit. Blutë e Agim Canaj nuk do të kenë kohë të marrin frymë pasi katër ditë më pas, në javën e 10 (7 nëntor), do të përballen me Partizanin, që ka në arkivin e tij një titull më pak (15), por që nuk fiton një kampionat prej gati 15 vjetësh, qysh nga sezoni 1992-1993. Pas Dinamos, është Partizani që nuk do gjejë qetësi, pasi java e 11-të (si edhe e 22-të), njëherësh edhe javët e fundit të fazës së parë dhe të dytë, i ka vendosur të "Kuqtë" përballë Tiranës, kampione në fuqi dhe fituese e 9 trofeve që nga viti 1993, viti i fundit kur Partizani fitoi edhe kampionatin e fundit.
Pretendentët e tjerë
Besa me merkaton e zhvilluar dhe me rezultatet e deritanishme konsiderohet një favorite për titull, përkrah tri skuadrave të kryeqytetit dhe Teutës e Vllaznisë. Fituesja e Kupës së Shqipërisë do të përballet me të mëdhatë e futbollit shqiptar me një kalendar "lodhës": kundër nënkampiones Teuta, në javën e 2-të (në transfertë), me kampionen Tiranën, në javën e 5-të (në shtëpi), me Elbasanin (java 6-të, në Kavajë) si dhe dy sfida rresht me Dinamon dhe Partizanin (që të dyja në shtëpi).
Formula e Kampionatit
Kampionati i ri realisht parashikon një luftë të fortë sportive. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së me vendimin e tij të fundit synoi të minimizojë problemin e madh të trafikimit të rezultatit të ndeshjeve. Në përfundim të 33-javëve kampionat për në Kategorinë e Parë do të rrëzohen dy ekipet e renditura të fundit (vendet 11 e 12 të Kategorisë Superiore), ndërkohë që skuadrat e pozicionuara në renditje në vendet 9-10 do të zhvillojnë ndeshje plejout me dy skuadrat e renditura në vendet 3-4 të Kategorisë së Parë.
Kalendari
i
Kategorisë
Superiore
Sezoni
2007-2008
Java 1, 25.08.2007
Java 14, 22.01.2008
Flamurtari-Tirana
Skënderbeu-Teuta
Besa-Kastrioti
Elbasani-Vllaznia
Dinamo-Besëlidhja
Partizani-Shkumbini
Java 2, 01.09.2007
Java 13, 01.12.2007
Flamurtari-Skënderbeu
Teuta-Besa
Kastrioti-Elbasani
Vllaznia-Dinamo
Besëlidhja-Partizani
Tirana-Shkumbini
Java 3, 15.09.2007
Java 14, 08.12.2007
Skënderbeu-Tirana
Besa-Flamurtari
Elbasani-Teuta
Dinamo-Kastrioti
Partizani-Vllaznia
Shkumbini-Besëlidhja
Java 4, 22.09.2007
Java 15, 15.12.2007
Flamurtari-Elbasani
Skënderbeu-Besa
Teuta-Dinamo
Vllaznia-Shkumbini
Kastrioti-Partizani
Tirana-Besëlidhja
Java 5, 29.09.2007
Java 16, 22.12.2007
Besa-Tirana
Elbasani-Skënderbeu
Dinamo-Flamurtari
Partizani-Teuta
Shkumbini-Kastrioti
Besëlidhja-Vllaznia
Java 6, 06.10.2007
Java 17, 29.12.2007
Besa-Elbasani
Skënderbeu-Dinamo
Flamurtari-Partizani
Teuta-Shkumbini
Kastrioti-Besëlidhja
Tirana-Vllaznia
Java 7, 20.10.2007
Java 18, 02.02.2007
Elbasani-Tirana
Dinamo-Besa
Partizani-Skënderbeu
Shkumbini-Flamurtari
Besëlidhja-Teuta
Vllaznia-Kastrioti
Java 8, 31.10.2007
Java 19, 09.02.2007
Teuta-Vllaznia
Elbasani-Dinamo
Besa-Partizani
Skënderbeu-Shkumbini
Flamurtari-Besëlidhja
Tirana-Kastrioti
Java 9, 03.11.2007
Java 20, 16.02.2007
Dinamo-Tirana
Partizani-Elbasani
Shkumbini-Besa
Besëlidhja-Skënderbeu
Vllaznia-Flamurtari
Kastrioti-Teuta
Java 10, 07.11.2007
Java 21, 23.02.2007
Dinamo-Partizani
Elbasani-Shkumbini
Besa-Besëlidhja
Skënderbeu-Vllaznia
Flamurtari-Kastrioti
Tirana-Teuta
Java 11, 10.11.2007
Java 22, 01.03.2007
Partizani-Tirana
Shkumbini-Dinamo
Besëlidhja-Elbasani
Vllaznia-Besa
Kastrioti-Skënderbeu
Teuta-Flamurtari