E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Supermacinë e Dinamos nuk po e thyen askush

Java e gjashtë e Kategorisë së Parë foli për Dinamon. Blutë treguan edhe një herë se është skuadra pretende për t’u ngjitur në Superiore, por edhe është ekipi për t’u mundur, gjë që deri më tani askush nuk e ka bërë . Ekipi i fundit që ngacmoi sedrën e bluve ishte Apolonia, por në “Loni Papuciu”, blutë e drejtuar nga Nevil Dede fitojnë 1-3 dhe kjo ishte fitorja e parë në transfertë për blutë. Ajo që të bën përshtypje është fakti se Dinamo po funksionon si një makinë perfekte, mjafton të shohësh statistikat.

15 gola të shënuar e vetëm 2 të pësuar, çka e bëjnë sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit, ndërsa nuk ka asnjë humbje. Nga 15 golat e shënuar 8 mbajnë firmën e Taulant Markut, sulmuesi po kalon një moment  brilant duke kontribuar jo pak në ecurinë e ekipit. Megjithatë java e ardhshme do të tregojë shumë, pasi Dinamo do të presë Flamurtarin, një kundërshtar direkt për objektivin Superiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›