Union Berlin, surpriza e madhe e Bundesligës

Në Bundesligë, Union Berlin është surpriza më e madhe në dhjetë javë të zhvilluara. Në fundjavë kryeyqytetasit mundën Borussia Dortmund me shifrat 2-0 dhe kryeson kampionatin me 23 pikë, ndjekur nga Bayern katër pikë larg. Një gëzim i madh për një klub që në të kaluarën është përballur me momente shumë të vështira në të cilat dashuria e tifozëve ka lejuar të shmanget më e keqja. Klubi rrezikoi të humbiste licencën dhe falimentimin në vitin 2008, por 2500 tifozë dolën vullnetarë për të rindërtuar stadiumin.
Gazetari gjerman Jacob Sëeetman ka rindërtuar rrugën e bërë nga Union Berlin dhe tifozët: “Klubi është i tifozëve, pa ta Union Berlin nuk do të ishte asgjë. Ata u ngritën dhe rindërtuan stadiumin që sot pret 22,000 spektatorë. Aty mund të ndjesh se stadiumi i përket atyre njerëzve dhe askujt tjetër” thekson gazetari gjerman.
Sot Bundesliga është një realitet, por në të kaluarën mbajtja gjallë e skuadrës nuk ka qenë e lehtë siç shpjegohet nga Sëeetman: “Në Gjermani të paguajnë nëse dhuron gjak. Tifozët e bënë këtë për të marrë para për t’i dhënë klubit në mënyrë që të mos falimentonte”. Christian Arbeit, shefi i komunikimit për Union Berlin, konfirmoi se fushata “Bleed for Union” u krijua nga tifozët.