E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrjeta shqiptare nën udhëheqjen e Partizanit

Teuta në volejboll për meshkuj ka gjetur fitoren e parë të sezonit, teksa ka fituar 3-2 ndaj Studentit. Seti i parë ka shkuar për Studentin, thellësisht 14-25. Dy sete njëherazi për Teutën, 25-23. Studenti nuk dorëzohet, ndërsa ka fituar setin e katërt, 13-25. I fundit është pikë më pikë, atje ku Teuta triumfon 15-13 dhe në fund 3-2. Ndërkohë për meshkuj Vllaznia ka fituar 3-0 ndaj Skënderbeut, Partizani me të njëjtin rezultat në Elbasan. Një ndeshje interesante në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt, atje ku fitoi Erzeni, 3-2 ndaj Tiranës.

Ndërkohë Teuta për femra nuk arrin të gjejë suksesin dhe në javën e dytë, ndërsa Barleti Volej, që drejtohet nga Altin Gorenca, ka fituar 3-1. 25-19 seti i parë për Barleti Volej. 26-24 seti i dytë për skuadrën kryeqytetase, kurse Teuta reagon vetëm në setin e tretë, 25-21. I katërti triumfon Barleti Volej, 25-22 dhe 3-1. Tirana fiton në transfertë, 3-0 ndaj Lushnjës. Skënderbeu kalon transfertën shkodrane e Partizani në Peshkopi ndaj Korabit, 3-0. Kampionati si për femra, ashtu dhe për meshkuj kryesohet nga Partizani me 6 pikë pas javës së dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›