E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro U-21, tre shqiptare kunder Bojan KerkicitPërparim Hetemaj, vëllai i tij, Mehmet Hetemaj dhe Berat Sadiku luajtën si titullarë kundër Anglisë U-21 dhe Gjermanise U-21

Finlanda U-21 është në “versionin shqiptar”, pasi tre lojtarë: dy kosovarë dhe një nga rajonin shqiptar i Maqedonisë (por me pasaportë finlandeze), u aktivizuan në ndeshjen e humbur 2-0 kundër Gjermanisë U-21, të vlefshëm për ndeshjet në grupe të finaleve të Kampionatit Europian 2009 të kësaj kategorie moshe. 

Përparim Hetemaj, vëllai i tij, Mehmet Hetemaj dhe Berat Sadiku luajtën si titullarë në këtë takim. Gjithashtu “treshja shqiptare” luajti edhe në humbjen 1-2 kundër Anglisë U-21.

“Ne u kualifikuam për në finale, askush nuk e priste që ne të kualifikoheshim, por ne jemi këtu”, - u shpreh kosovari Hetemaj për faqen zyrtare të UEFA-s, uefa.com.

“Ne nuk kemi shumë individë me kualitet të lartë, por ne luajmë shumë mirë si ekip dhe ne përpiqemi të fitojmë. Ne jemi një skuadër e mirë, por shumë nga lojtarët tanë luajnë në liga më të vogla se kundërshtarët tanë, që i bën dhe gjërat më të vështira.

(Perparim Hetemaj)

“Kur ju luani në Premier League ose Bundesligë, ju jeni me lojtarët më të mirë në botë çdo ditë, dhe mund të mësoni shumë nga cilësitë”, - thekson Hetemaj (AEK Athine), i cili është një nga tetë lojtarët e Finlandës U-21, të cilët luajnë jashtë Veikkausliiga.

Takimi i ardhshëm është ai kundër Spanjës: “Do të përpiqemi të marrim tri pikët kundër tyre. Do të luajmë kundër lojtarëve të tillë si Bojan Kërkiç (serbo-spanjoll), një lojtar fantastik. Natyrisht, ne do të japim gjithçka dhe unë shpresoj se do të fitojmë kësaj here”.

Përparimi dhe Mehmeti kanë luajtur edhe për Kombëtaren A finlandeze, madje debutuan në të njëjtin ditë e ndeshje, në miqësoren kundër Japonisë (shkurt 2009), por me të veçantën se Mehmeti debutoi 38 minuta më parë se Përparimi, që është më i madh në moshë (një vit më i madh).

(Mehmet Hetemaj)

21-vjeçari Mehmeti (08.12.1987) ka luajtur në Finlandë me HJK Helsinki, por bujë ka bërë në Greqi me Panionos dhe si i huazuar te Thrasivoulos Fylis. Vlerësohet si një mesfushor i fuqishëm, i cili mund të operojë midis mbrojtjes e mesfushës.

(Berat Sadiku)

Nga ana e tij, sulmuesi Berat Sadiku, i lindur në rajonin shqiptar të Maqedonisë, por i larguar në Finlandë, qysh në moshën tre vjeç, është 22 vjeç dhe luajti sezonin 2008-2009 për Arminia Bielefeldin.

E Premte, 19 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›