Superoferta për Shevën, 100 euro për një lojë!

Ish sulmuesi i Dinamo Kievit, Milanit e Chelseat, Andriy Shevchenko mund ti rikthehet përsëri futbollit. Një vit pasi i dha fund karrierës profesioniste, Sheva mund të jetë hamendur për rikthim pasi ka pranuar një superofertë.
Skuadra nga Indonezia, Mitra Kukar i ka ofruar Shevës 100 euro për një ndeshje.
Skuadra indoneziane është e interesuar që të ketë në skuadër një yll të futbollit evropian, ndërsa Sheva është një nga të preferuarit e pronarit të skuadrës, milionerit Fauzan./Indeksonline/