Gjyqtari gjerman, në sfidën Real Madrid-Man United

Gjyqtari i njohur gjerman, Felix Brych është zgjedhur gjyqtar në ndeshjen Real Madrid-Manchester United. Brych është avokat me profesion ndërsa në Evropë njihet si një nga gjyqtarët më të mirë sot në futboll.
Që të dy skuadrat kanë bilance të mira kur ka referuar ky gjyqtar. Reali ka fituar ndeshjen para pak vitesh me Tottenhamin, ndërsa edhe vitin e kaluar fitoj në përballjen me Apoelin.
Ndërkaq Manchester United në gjykimin e gjyqtarit Brych fitoj këtë edicion në përballjen me Bragën./Indeksonline/