Supersfida, Anglia klasike përballë një Italie moderne

Roney, Kerol, Leskot dhe Shevchenko në Angli-Ukraine 1-0
Hoxhson tipik britanik, ndërsa Prandeli model Barcelona.
Anglia klasike kundër Italisë moderne. Është një nga temat e shumta të sfidës së sotme në Kiev, që do të japë një vend në gjysmëfinale për njërën prej tyre.
4-4-2 tradicional Skuadra e Hoxhson është britanike, nëse ekziston një e tillë, si modul dhe interpretim. Tipike angleze. Lojtarë krahësh që avancojnë, Xhonson e Kol, mbrojtës qendrorë të bëshëm, të lartë dhe të ashpër, si Terri e Leskot. Një shkatërrues, Parker, dhe një mesfushor krijues, Zherrard, dhe dy mesfushorë krahësh. Jung është një triblues i mirë në një për një, jo rastësisht ka luajtur edhe si sulmues i dytë. Milner është një sprintier i lindur në krah, driblues, por rezerva e tij, Ualkot, zëvendësimi i parë në mesfushë, është atlet i vrullshëm, nga ata që e hedhin topin përpara dhe ndezin turbon, për të arritur para kundërshtarit. Sulmuesit janë ata tradicionalët anglezë: gati për betejë. Runi është një fenomen. Sirigu e ka përkufizuar: Më i forti pas Mesit e Ronaldos. Vrapon si lojtar krahu, shënon sa dhe si pak të tjerë. Kerrol, zëvendësuesi i tij për dy ndeshjet e para, kur Uejn ishte i skualifikuar, është sulmuesi i zakonshëm anglez, që karakterizon imazhin kolektiv: një fenomen me kokë, silur me këmbë, i komplikuar në lëvizje dhe i ashpër në gjuajtje. Uellbek, gjithnjë titullar deri tani, është një tjetër gjigant, por shumë më fleksibël: mund të luajë edhe si sulmues i fshehur.
Ndërhyrja e Roit Hoxhson ka përzier përbërësit e recetës së vjetër të futbollit britanik dhe i ka shtuar edhe eksperiencën e tij si trajner në Itali: Para së gjithash, kujdes mos pësoni gol. Pra të tijtë nuk dashurohen me estetikën, dhe dinë të kundërsulmojnë jo vetëm me topa të gjatë, por edhe me driblime të kundërshtarëve në krahë, duke shpresuar që Xherard të bëjë fenomenin. Dhe e ka bërë shpesh deri tani.
Italia moderne – Italia është ndryshe nga skuadra e zakonshme. Pa një sulmues klasik, as në organikë. Me sulmues teknikë, Kasano, Di Natale, por edhe Baloteli. Përveç Marios, me sulmues të fshehur si Xhovinko. Me një mesfushë teknike, që e qarkullon shumë topin. Pirlo mbi të gjithë, që mbështetet te Markizio, Tiago Mota, Montolivo, Diamanti dhe të vetë De Rosit, që Prandeli e ka aktivizuar edhe në mbrojtje. Një skuadër me mentalitet ofensiv, që jeton me qarkullimin e madh të topit. Një revolucion historik duket ky bast i Prandelit. Itali alla katalanase, e titulluam para dhe pas Itali-Spanjë, miqësores së një viti më parë. Model Barcelona.
Revolucion i pakompletuar Por revolucioni prandelian është ende i pakompletuar. Për De Sanktis, që dje ka folur për një Itali që, në krahasim me Napolin e tij ndaj Çelsit në Champions, ka kundërmasat teknike për të frenuar furinë angleze: Tërhiqemi shumë kur jemi në vështirësi? Sepse janë rrënjët historike të cilave u referohesh në momentin e nevojës, të ndryshosh mentalitet në kaq pak kohë është utopi. Megjithatë është një skuadër e bukur për tu parë.
Pirlo, Kasano dhe Balzareti gëzojnë golin e Italisë
Formacionet e mundshme
Italia (4-3-3): Bufon, Abate, Barzalji, Bonuçi, Balzareti; Markizio, De Rosi, Pirlo; Noçerino, Kasano, Baloteli. Tr.: Prandeli
Anglia (4-4-2): Hart; Xhonson, Leskot, Terri, Kol; Uallkot, Parker, Zherrard, Jung; Uellbek, Runi. Tr.: Hoxhson
Supersfida, Anglia klasike përballë një Italie moderne burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci
