Hoxhson: Me Italinë do të jetë betejë, sidomos në mesfushë

Hoxhson dhe Zherrard ne stervitjen e Anglise
Mister Roi, italian? Jo, sigurisht. Çfarë do të thotë të luash alla italian? Nëse ma shpjegoni ju lutem, shprehet trajneri Roi Hoxhson gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes Angli-Itali. Por ky është vetëm një qëndrim, asgjë më shumë. Trajneri e ka Italinë në zemër. Për skuadrën e tij thuhet se lë një përshtypje Made in Italy: mbrojtje shkëmb dhe kundërsulm rrufe. Nuk ka asgjë për tu ofenduar, por Roi është i përpiktë: Çfarë kualitetesh duhet të ketë një skuadër angleze për tu bërë italiane? Nuk e kuptoj dhe nuk kam ndërmend ti përgjigjem kësaj pyetjeje. Por pastaj në një italishte ende të rrjedhshme mbush me elozhe kombëtaren axurre: Jemi të impresionuar nga Italia, Prandeli ka bërë një punë të mirë: skuadra është një miks mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinj. Rreziku është në mesfushë. Do të duhet tu heqim atyre kontrollin e mesfushës, ndryshe do të jetë një natë e gjatë. Kohët suplementare dhe penalltitë janë një perspektivë më konkrete për britanikët dhe klima e betejës ndizet nga Stiven Zherrard. Kapiteni, i mbiquajtur The Legend, në krah të Hoxhson gjatë takimit me gazetarët, premton që luanët britanikë do të luftojnë me thikën mes dhëmbëve. Ekziston një traditë e mallkuar: anglezët eliminohen gjithnjë në çerekfinale, që nga botërori 1966. Statistika nuk na favorizon, por statistika është bërë për tu thyer, shpjegon Roi. Dhe Stiven e ngjyros këtë koncept: do të japim maksimumin, mundësi të tilla mund të mos na jepen më. Italia ka lojtarë të shkëlqyer, Pirlo është ndër më të mirët në rolin e tij. Baloteli është shumë i rrezikshëm.
Çerekfinalet
Ndeshjet
TË ENJTEN Rep Çeke-Portugali 0-1
TË PREMTEN Gjermani-Greqi 4-2
DJE Spanjë-Franc렠 2-0
SOT ora 20.45 Angli-Itali
Kundërshtari
Roi Hoxhson: Jemi të impresionuar nga kombëtarja e Italisë, Prandeli ka bërë një punë të mirë: skuadra është një miks mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinj
Beteja
Sipas trajnerit të skuadrës angleze rreziku është në mesin e fushës. Do të duhet tu heqim atyre kontrollin e mesfushës, ndryshe do të jetë një natë e gjatë
Hoxhson: Me Italinë do të jetë betejë, sidomos në mesfushë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci