Derbi i 39-të

Ende nuk e di se në cilën pozitë do të luajë, por kjo nuk paraqet një risi. Është e sigurt se do të jetë në fushë për të zhvilluar derbin e 35-të me radhë. Kapiteni i Interit, Javier Zanetti fillon të jetë diçka më tepër se një veteran i përballjeve milaneze, por një kujtim historik. Kjo e së shtunës do të jetë derbi i 39-të në karrierën e tij, i pari më 29 tetor 1995, Inter-Milan 1:1.
Një tjetër shekull, një tjetër milenium, një tjetër Inter që tani është duke kaluar një periudhë të shkëlqyeshme, me synim të vazhdojë dominimin në futbollin italian. Strategu anglez Roy Hodgson ia dhuroi fanellën e tij të parë prej titullari në derbi, ndërsa Gigi Simoni në nëntor 1997 ishte i fundit që e mbajti në pankinë në një përballje me Rossonerët.
Në fakt, Zanetti kishte një dëmtim dhe u vendos të mos rrezikohet me inkuadrimin e tij. Në janar 1998, dy skuadrat e Milanos përballen sërish në Kupën e Italisë. Milan fitoi 5-0, ndërsa Zanetti filloi një seri prej 34 paraqitjeve të njëpasnjëshme në derbi (26 në kampionatin italian, 4 në Ligën e Kampionëve dhe 4 në Kupën e Italisë).
Të dhimbshme dy përballjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve më 2003, kur pas dy barazimeve u kualifikuan Rossonerët, ndërsa e tmerrshme disfata 6-0 me Tardellin në pankinë dhe Comandinin yll për një ditë. Por, ngritja filloi më 2006 e 2007 me një seri prej tri fitoreve të njëpasnjëshme. 4-0 nga gushti i sezonit të kaluar (i përcjellë nga 2-0 në përballjen e kthimit) pjesë e një edicioni historik në të cilin fituan Scudetton, Ligën e Kampionëve, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë si dhe Kampionatin botëror të klubeve.
Në derbin e fundit e përcolli duke shënuar dhe mposhtur një ish bashkëlojtar i tij, Zlatan Ibrahimoviç, nga penalltia. Mirëpo, sulmuesi suedez i Milanit do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Interit për shkak të suspendimit. Ndërsa Zanetti, pavarësisht 37 vjetëve, nuk ka ndërmend të ndalet. Pret vetëm të mësojë nga Leonardo (i cili ishte dikur kundërshtar i tij në derbi, si futbollist dhe trajner) se në cilën pozitë do ta inkuadrojë” mbrojtës i majtë apo mesfushor. Nuk ka shumë dallim për dikë që ka arritur në kuotën 39. Derbi i së shtunës nga shumëkush shihet edhe si vendimtar në garë për titull në Serie A. Pas 30 xhirove, Milan kryeson me 62 pikë, dy më tepër se Inter.