E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: PAD në zgjedhje në koalicion me PD

PAD bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga PD, duke ruajtur indentitetin e vet dhe duke luftuar në të gjitha zonat zgjedhore për të nxjerrë deputetë- tha sot Ceka në konferencë për shtyp. 

TIRANE- Partia Aleanca Demokratike bashkohet në koalicionin zgjedhor të drejtuar nga Partia Demokratike për të dalë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që do të zhvillohen në 28 Qershor 2009. Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka informoi sot në një konferencë për shtyp vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj partie.
"PAD bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga PD, duke ruajtur indentitetin e vet dhe duke luftuar në të gjitha zonat zgjedhore për të nxjerrë deputetë".
Duke iu referuar rezultateve zgjedhore të 2007, Ceka u shpreh se "nëse PAD merr aq vota sa ka fituar në 2007, pra rreth 4 për qind të votave në nivel kombëtar, por të përqëndruar në disa rrethe, PAD mund të arrijë të ketë një numër prej 6 deputetësh në Kuvend".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›