E Hënë, 2 Nëntor 2026

Supertajfuni në Filipine, mbi 1 milionë persona janë evakuuar nga ishulli

Mbi një milion banorë u evakuuan në Filipine përpara se tajfuni Fung-wong të godasë bregun lindor të ishullit. Sipas shërbimit meteorologjik të vendit, supertajfuni, i cili vjen vetëm disa ditë pasi një stuhi tjetër shkatërroi vendin, po lëviz drejt perëndimit me erëra me shpjetësi deri në 185 kilometra në orë dhe reshje të dendura shiu në disa zona të vendit.

Ishulli Catanduanes, që ndodhet në brigjet e Luzonit, ishte i pari që u godit drejtpërdrejt nga stuhia mëngjesin e së dielës. Autoritetet njoftuan se një grua u gjet e pajetë ndërsa përpiqej të evakuohej  për shkak të stuhisë.  Tajfuni Fung Wong, i njohur në Filipine vjen vetëm pak ditë pasi stuhia Kalmaegi shkaktoi shkatërrime masive dhe u mori jetën mbi 220 personave, ndërsa rreth 100 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Kjo stuhi është  cilësuar si më vdekjeprurësja e këtij viti.

Shkollat dhe zyrat qeveritare u urdhëruan të mbyllen të hënën në të gjithë ishullin kryesor të Luzonit, përfshirë kryeqytetin Manila, ku deri më tani janë anuluar gati 300 fluturime. Autoritetet paralajmërojnë se tajfuni pritet të dobësohet ndjeshëm pas hyrjes në tokë, por do të mbetet i fuqishëm ndërsa kalon mbi ishullin Luzon.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›