Diego në negociata me klube angleze

Mesfushori brazilian Diego ka deklaruar se ai dëshiron të largohet nga Wolfsburg dhe të transferohet në Angli.
“Preferoj të mos përmend emra klubesh për shkak të respektit për menaxherët dhe pronarët, por është e vërtetë se kam kontakte me disa klube angleze. Sigurisht do t`u kushtoj një vëmendje të veçantë këtyre ofertave, pasi është ëndërr për mua të luaj në Premier Ligën. Shpresoj se ata do të mund të gjejnë një zgjidhje”.
“Për momentin Anglia është vendi ku dua të luaj, sapo kemi filluar bisedimet me klubet prandaj është shumë herët të them ku do të shkoj, por do të jetë e përkryer nëse në të ardhmen do të mund të luaj në Premier Ligën”, ka thënë Diego.
Në mesin e klubeve të përfolura se janë të interesuara për të, raportohet se është edhe Liverpooli.